Zi, heshtje dhe lule në klasën e 15-vjeçarit që u vra me thikë në Durrës

Në klasën e 15-vjeçarit në Durrës, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në spital si pasojë e plagës së marrë nga goditja me thikë, sot mbizotëronin zija dhe heshtja.

Vendin ku ai ulej çdo ditë e zinte një tufë me lule, vendosur nga bashkëmoshatarët në shenjë nderimi.

Në dërrasën e zezë të klasës, shokët dhe shoqet kishin shkruar disa fjalë prekëse për të, duke dëshmuar dhimbjen e thellë që humbja e tij ka lënë në komunitetin shkollor.

15 vjeçari ndërroi jetë ditën e djeshme. Adoleshenti kishte mbetur i plagosur në zemër pas një debati banal që nisi në rrjetet sociale, ndërsa u sulmua me thikë nga një moshatar i tij pranë shkollës “Dom Nikollë Kaçorri”.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Laguna e Karavastasë” në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku pas zënkës në rrjetet sociale adoleshentët kanë lënë takim me njëri-tjetrin me pretendimin për t’u sqaruar.

Mësohet se dy adoleshentët kanë shkuar në vendin e takimit bashkë me shokë të tjerë dhe pas debateve me tone të ashpra janë përleshur fizikisht mes tyre, si dhe kanë përdorur sende të forta.

Gjatë konfliktit 14-vjeçari me inicialet M.K., qëlloi 4 herë me thikë 15-vjeçarin.

About Redaksia

Check Also

Ambulanca që nuk erdhi është aktakuzë ndaj Ramës dhe qeverisë së tij!

Nga Luçiano BOÇI David Deda dhe Sokol Preka dolën për të pirë një kafe. Nuk …