Bozdo: PD në Berat ka nisur procesin e analizës dhe organizimit të strukturave

Drejtuesi politik, njëkohësisht deputeti i PD në Berat Eno Bozdo, bën të ditur se, dega e kësaj partie ka nisur analizën dhe organizimin e strukturave.

‘Zhvilluam një mbledhje pune së bashku me Shkëlqim Lepenica, të dërguar nga Kryesia e Partisë Demokratike për analizën e Zgjedhjeve 2025’, shkruan Bozdo.

Reagimi i deputetit të PD, Eno Bozdo

Me Shtabin e Partisë Demokratike, Dega Berat, zhvilluam një mbledhje pune së bashku me z. Shkëlqim Lepenica, të dërguar nga Kryesia e Partisë Demokratike për analizën e Zgjedhjeve 2025.

Kjo mbledhje shënon nisjen e procesit të organizimit, rivlerësimit dhe analizës së strukturave në degë.

Partia Demokratike Dega Berat mbetet e angazhuar maksimalisht për një proces ripërtëritës, transparent dhe të hapur, që garanton forcimin e partisë dhe përfaqësimin më të mirë të qytetarëve tanë.

About Redaksia

Check Also

Ambulanca që nuk erdhi është aktakuzë ndaj Ramës dhe qeverisë së tij!

Nga Luçiano BOÇI David Deda dhe Sokol Preka dolën për të pirë një kafe. Nuk …