Gjoba 120 milionë euro/ Elon Musk: BE duhet të shpërbëhet, masa ndaj gjobëvënësve

Elon Musk ka reaguar ndaj Bashkimit Evropian pas vendosjes së një gjobe prej 120 milionë eurosh ndaj platformës sociale X për shkelje të rregullave të transparencës, duke paralajmëruar se reagimi i tij do të synojë zyrtarët kryesorë që janë përgjegjës për këtë ndëshkim.

Deklaratat e Musk vijnë një ditë pas komenteve të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, që e quajti gjobën ‘një sulm ndaj popullit amerikan’.

‘BE-ja vendosi këtë gjobë të çmendur jo vetëm ndaj X-it, por edhe ndaj meje personalisht, gjë që është edhe më absurde. Prandaj, duket se reagimi ynë duhet të synojë jo vetëm BE-në, por edhe personat që morën këtë vendim kundër meje. BE-ja duhet të shfuqizohet dhe sovraniteti të kthehet tek vendet anëtare, në mënyrë që qeveritë të mund të përfaqësojnë më mirë popujt e tyre’, shkroi miliarderi në platformën X.

Të premten, Komisioni Evropian vendosi një gjobë prej 120 milionë eurosh ndaj platformës X për shkelje të detyrimeve të transparencës sipas Ligjit për Shërbimet Dixhitale (DSA). Shkeljet përfshijnë dizajnin mashtrues të ‘shenjës blu’, mungesën e transparencës në reklama dhe dështimin për të dhënë akses tek të dhënat publike për studiuesit.

About Krye Redaktor

Check Also

Zytari i lartë amerikan në luftën kundër drogës mbërrin në SPAK/ Takimet dhe mesazhi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë publikoi një postim ku theksohet forcimi …