Rezoluta e IDU në Uashington/ Berisha: Kurrë ndonjëherë bota perëndimore nuk ka folur me një gjuhë kaq të qartë

Rezoluta e Bashkimit Ndërkombëtar Demokrat (IDU), e miratuar dje në Uashington më 5 dhjetor, përbën një dokument të paprecedentë në qartësinë e gjuhës së përdorur ndaj situatës në Shqipëri.

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë prezantimit të saj, theksoi se asnjëherë më parë bota perëndimore nuk ka folur me kaq forcë për narko-shtetin dhe kërcënimet ndaj demokracisë në vend.

“Kurrë ndonjëherë, bota perëndimore nuk ka folur në një dokument me një gjuhë kaq të qartë sa ç’ka folur dje në Uashington me datën 5 dhjetor në forumin botëror të IDU.

Një mirënjohje të pakufishme ndaj miqve tanë dhe një zotim solemn para shqiptarëve dhe atyre se asgjë në botë nuk mund të mposhtë PD-në dhe opozitën shqiptare pa përmbushur misionin e saj, qëndresën e fuqishme ndaj narko-shtetit dhe largimin e tij sa më shpejt nga qeveria”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ish-kreu i Dhomës amerikane të Tregtisë/ Çfarë tjetër duhet të ndodhë në Shqipëri?

Enio Jaço Kreu i sherbimit sekret shkarkohet dhe vihet nen arrest. Per lidhje me krimin …