Unë dëgjoj Joseph, jo analistët e supës së Ramës!

Nga Petrit VASILI

Prof. Edward Joseph, në Komitetin e Politikës së Jashtme të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, deklaroi:

“Ndërsa SHBA vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Tiranën, një aleate besnike e NATO-s dhe partnere e SHBA-së, Uashingtoni duhet të ngrejë pyetje lidhur me sundimin e ligjit, integritetin dhe efikasitetin e gjyqësorit, arrestimet dhe ndjekjen penale të liderëve të opozitës, si dhe rënien e pluralizmit politik,” tha Joseph.

Sa qesharak dhe i pështirë duket përballë Joseph ky detashment i analistëve të supës së Ramës, i përbërë nga të gjitha moshat: nga spurdhjakë me mjekra të vogla, të qethur e të rruar me kujdes, e gjer te të thinjur burra e gra që përsërisin si papagallë atë që u urdhërojnë ata që u japin supën e Ramës çdo mëngjes.

Alarmi për Shqipërinë, për zhdukjen e pluralizmit, shtetit të së drejtës, pushtimit nga droga, krimi dhe antiligji, ka ngritur në këmbë Amerikën.

Ndërsa analistët e supës flasin të gjitha gomarlleqet e botës sepse ua kërkon strategjia e dezinformimit dhe devijimit të vëmendjes, e kërkuar nga supa e Ramës.

Analistët e supës bëjnë sikur “i pret barku” për opozitën dhe gjoja janë të shqetësuar për të, ndërsa për kriminalizimin e vetë medias dhe shtetit në çdo qelizë nuk kanë asnjë shqetësim.

Analistët e supës së Ramës, si kanibalë mediatikë të vërtetë, nuk guxojnë as të pranojnë se pa denoncimet e opozitës, asnjë nga vjedhjet qindra milionë euro të Ramës dhe të tijve nuk do të zbuloheshin që nga inceneratorët, 5D, grabitjet me rrugët, me koncesionet, etj., etj.

As për korrupsionin sa kriminal aq edhe grotesk nuk kanë asnjë fjalë për të thënë, sepse korrupsioni paguan edhe supën e tyre.

As për drejtësinë që funksionon me regji dhe për qindra mijëra shqiptarë që s’marrin drejtësi për vite të tëra, sepse reforma në drejtësi është hedhur në plehra dhe është kthyer në zhele të pushtetit, nuk e hapin dot gojën.

As për përsekutimin politik të liderëve të opozitës, ndërsa për ministrat shkojnë në Kushtetuese për t’i mbrojtur, nuk kanë asnjë fjalë ky detashment mediatik amoral i supës.

Ndaj sot, dëshmia e Prof. Edward Joseph në Kongresin e SHBA-së është pasqyra ku del fytyra e pështirë e analistëve të supës.

Unë dëgjoj Joseph dhe jo analistët e supës së Ramës!

About Redaksia

Check Also

Ndërkombëtarët duhet ta falënderojnë Berishën

Nga Reldar DEDA Protestat opozitare kanë qenë një element i pandashëm i tranzicionit, me rezultate …