Çmimet e ushqimeve si në BE/ Si zhvlerësimi i euros po shkatërron fermerët

Me zhverësimin e euros si faktori kryesor, ushqimet nga jashtë vendit po vazhdojnë të vijnë më lirë në Shqipëri. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, përgjatë 3 mujorit të tretë të këtij viti vlera produkteve ushqimore të ardhur ishin 1.42% më të lira sesa tremujori paraardhës. Por (Grafik.1)rënie nuk pasqyrohet tek qytetarët pasi norma e inflacionit në bazë mujore për periudhën korrik-shtator për grupin e ushqimeve ka qënë 1.5%.

“Mund të themi që këtu ka manipulim ose rritje të normës së fitimit nga ana e tregatrëve që bëjnë në kurriz të konsumatorëve shqiptarë pasi cmimet e ushimeve në Shqipëri janë afruar ose janë baraz me çmimet e produkteve ushimore në Europë dhe ky është një handicap shumë I madh duke marr parasysh të ardhuart e shqiptarëve”, shprehet eksperti për bujqësinë Gjok Vuksani.

Sipas INSTAT, tashmë sasia e produkteve bujqësore që importohen në Shqipëri janë 3 herë më të larta(Grafik.2) me sasinë që vendi eksporton në tregjet e huaja, duke theksuar gjithmonë e më shumë varësinë e qytetarve shqiptarë nga ushimet e huaja.

“Pothuajse jemi kthyer 10 vite më përpara që ishim në raportin 3/1. Kjo vjen kryesisht si pasojë e kërkesës ku ka ndikuar turizmi dhe mungesa e kompensimit të produkteve shqiptare “Made in Albania”. Pra bujqësia nuk po i përgjigjt kërkesës çka bërë që sytë të hidhen nga importi”, tregon në të tjera zoti Vuksani.

Për të ndalur rritjen e cmimeve të prodhimit vendas dhe për të nxitur eksportet shqiptare, qeveria ka përfshirë në paketën fiskale rimbursimin me 10% të faturës që fermerët do të dorëzojnë tek grumbulluesit apo përpunuesit.

About Krye Redaktor

Check Also

Qeveria, ligj për të sjellë 30 milionë euro bitcoin të krimit nga Belgjika

Qeveria shqiptare ka miratuar një projektligj, i cili bën të mundur sjelljen e kriptomonedhave të …