Ditëlindja e një shkrimtareje

Nga Bujar Leskaj

Sot, datë 8 dhjetor 2025, zonja fisnike, shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj feston 81 vjetorin e lindjes.
Zj.Vilhelme Vranari Haxhiraj ka pasur një jetë jashtëzakonisht të vështirë. E persekutuar nga regjimi komunist ajo u arsimua me shumë vështirësi. Diplomohet pas shumë peripecish për Histori- Gjeografi, në vitin 1975, por pa të drejtën e ushtrimit të mësuesisë.
Me ardhjen e Demokracisë në vitin 1991, zj.Vilhelme Vranari Haxhiraj do të ushtrojë mësuesinë, ndërkohë që të gjitha poezitë, prozat, krijimet e saj të ndrydhura për vite me radhë do të shfaqen publikisht dhe në moshën 52 vjeçare, do të botojë librin e saj të parë.
ZhVilhelme Vranari Haxhiraj ka qenë themeluese dhe kryetare e parë eLDG- dega Vlorë, 1991- 1998, anëtare e kryesisë së PD Vlorë ,si dhe anëtare e Kryesisë së LDG të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj ka qenë e mbetet një luftëtare e veçantë dhe stoike e demokracisë dhe e emancipimit, të drejtave të grave, ndërtimit të një shoqërie të mundësive të barabarta, por veçanërisht personalitet potent i letërsisë e artit.
Në nëntor 2005 , në Panairin e Librit kam vlerësuar: “Nëse Gjirokastra ka Musine Kokalarin, qyteti ynë ka bijën e vet, Vilhelmen, të cilën pa druajtje e quaj “Musine Kokalari e Vlorës”.”
Me veprën e vet letrare Vilhelme Vranari Haxhiraj ( pseudonimi letrar Vivra)solli një origjinalitet të stilit, frazës dhe gjuhës, duke shndërruar në letërsi vuajtjen e një kombi nën regjimin komunist.
Krijimtaria e saj ka përmasat e një drame globale. Përmes saj ajo ka ribërë shpirtin e humbur të njeriut dhe të kombit.
Prej vitit 1996 dhe në vazhdim merret me letërsi artistike, publicistikë, ese dhe studime në fushën e historisë dhe të filozofisë.
Suksesi imponues i Vilhelmes mbështet vetëm në talentin e dijen e saj dhe mbështetjen përkushtuese të bashkëshortit , artistit në zemër e shpirt , demokratit , themeluesit të PD në vitin 1990, qëndrestar i paepur e rithemelues i Partisë Demokratike në 1997 e 2021, kontributor i spikatur i fitores në 1992 e 2005,zotërisë së nderuar Fitim Haxhiraj .
Diapazoni krijues i shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj është tepër i gjerë. Tërë krijimtaria e saj përbëhet nga një korpus prej gati 70 veprash të të gjitha gjinive letrare: poezi, prozë, letërsi për fëmijë, studime e libra eseistikë përfshirë edhe publicistikën.
E vlerësuar me mbi 33 çmime prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare, krijimtaria e saj është përfshirë në 18 antologji në disa shtete. Edhe pse është në moshën 81 vjeç, e pranon sfidën me krijimtarinë e saj autentike letrare e filozofike.
Gjej rastin ta ricitoj, sikundër thotë për të intelektuali i mirënjohur vlonjat Prof.Dr. Eshref Ymeri: “Krijimtaria e saj është një ngrohtësi që përcjell dridhërimën e zemrës, delikatesën e ndjenjave dhe fisnikërinë e shpirtit të saj bujar. Ështe gatishmëria për të ndarë me njerëzit e mirë pasurinë shpirtërore dhe zjarrin e zemrës së saj. Është aftësia për të ndarë me njerëzit e afërt hapësirat e gëzimit dhe honet e trishtimit. Është aftësia për të përjetuar bashkërisht lartësitë e haresë dhe tatëpjetat e dëshpërimit.”
Vilhelma është një shkrimtare me produktivitet të lartë dhe cilësi artistike, që nuk e lëshon në asnjë rrethanë penën nga dora dhe që në korpusin e gjerë letrar dhe studimor të saj gjen kohë të shkruajë edhe studime për kolegët e saj, apo studime historike politike sikurse libri “ Lidhja Demokrstike e Gruas -dega Vlorë “.
Popullariteti i saj dhe vlerësimi për të nuk është i shtrirë vetëm në qytetin e saj të lindjes Vlorë,por në shumicën e qyteteve të mëdha të Shqipërisë, sikurse ka miq dhe i është promovuar vepra letrare në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e disa shtete të tjera, ku ka marrë dhe çmime ndërkombëtare.
E vlerësuar nga Presidenti i Republikës në 100 vjetorin e Pavarësisë Kombëtare, viti 2012 me: Urdhërin “Mjeshtre e Madhe” dhe me “Medalje Ari”.
Senati i Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në Neë York, i dha titullin “Akademike”, më 30 tetor 2018, me të drejta të plota.
“Ikonë e Letërsisë Botërore” e shpalli Akademia e Shkencave, Letersisë dhe Arteve Indiane, më 25 maj 2020.
“Nderi i Kombit” i jep Unioni i Shqiptarëve të Bukureshtit, më 2023.
Fiton “Kurorën e Artë të Çmimit Ndërkombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, në Torino, Itali, 18 prill 2009.
Fiton “Pena e Kristaltë”, në Suedi, mars 2014.
E vetmja shqiptare, mes 205 fituesve të çmimit të parë, nga e gjithë bota, është fituar në antologjinë poetike, “Premio Internazionale di Poesia (2010-2012), Firence-Itali.
Në këtë ditëlindje të 81-të zonjës fisnike uroj jetë të gjatë, krijimtari të pasur e të begatë, krijimtari, e cila do të ngelet në panteonin e letërsisë e të mendimit studiues e filozofik shqiptar!
Jetë të gjatë! Kurdoherë me penë , shkrime , fjalë e vepra për kulturën kombëtare!

About Redaksia

Check Also

Shkrimtarja Vilhelme Vranari, një histori e gjallë qëndrese!

Nga Rezenbrik SERJANI -Me rastin e 81-vjetorit të lindjes së shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj- Në …