Invazioni i idiotëve që paguhen nga kartelet e drogës!

Nga Enver BYTYÇI

Autori dhe filozofi italian, fituesi i çmimit Nobel, Umberto Eco, ka shkruar për “invazionin e idiotëve” në mediet sociale. Duke medituar rreth këtij konstatimi të rëndësishëm, sigurisht që shqetësimi shkon te konsumi që i bëhet këtij idiotizmi. Ndërkaq autori dhe psikologu i shquar suedez, Thomas Ericson, thotë se çdokush prej nesh bëhet në jetën e tij e në raste të caktuara idiot ose pak idiot. Ndaj dhe rastet e rralla të idotllëkut nuk duhet të na shqetësojnë, sepse ne nuk jemi perfekt dhe se perfeksioni nuk ekziston.

Por që të vijë një kohë, kur 90 për qind të ekraneve televizive dhe gati 100 për qind të medieve sociale t’i pushtojnë idiotët, siç shohim të ndodhë në Shqipëri e në Kosovë, këtë askush nuk e kishte parashikuar. Shihni këto ditë ekranet e televizioneve në Tiranë! Nga 35 të tillë, 34 prej tyre prej një jave flasin për kafen e Ervin Salijanit. Sikur Salijanin ta kishin mbrojtur këto TV nga dënimi i pamerituar me burg, me siguri që do ta kishin detyruar presidentin e Republikës ta falte atë nga kryerja e dënimit. Por jo! Burgosja e tij konsiderohej po nga këta idiotë “kosto që ai duhej ta paguante për llogari të vëllait të ish-Ministrit të Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj”! Ndërsa kafeja vlen si municion kundër opozitës së Partisë Demokratike.

Idiotët e ekranit janë në invazion të vazhdueshëm. Kësaj radhe me shumicë dhe me intensitet të shtuar në raport me madhësinë e skandaleve të qeverisë, ministrave, zëvendës-kryeministrave dhe kryeministrit shqiptar. Sa më të mëdha të jenë skandalet, aq më shumë shtohet invazioni i idiotëve të Umberto Ecos. Sa më shumë skandale dhe sa më e trysnuar qeveria dhe kryeministri, aq më shumë idiotë të përhershëm shfaqen në ekranet televizive dhe mediet sociale. Dhe në raport me shtimin e idiotëve, rritet masa e parave të përftuara nga makineria e karteleve të drogës.

Kjo do të thotë se idiotët janë njerëzit më të shpërblyer me paratë e mafies sesa çdo kategori tjetër e njerëzve që bëjnë mediet. Kësisoj ndodh edhe në Kosovë. Një idiot fyen një deputete dhe aktore të njohur të teatrit dhe idiotët e ekranit e të medieve sociale shpërthejnë si kërpudhat pas shiut. Nuk ka rast idiot që të mos mobilizojë ushtrinë e idiotëve mediatike. Idiotët janë njerëz të paditur, të pa formuar, të pa mësuar dhe si të tillë ata përdoren shumë lehtë. Ata nuk janë ekspertë e për këtë arsye u kërkohet të bëjnë idiotin. Ka prej tyre që shesin në ekranet shqiptare narrativat serbe të interesit dhe të logjikës, dhe shumë prej tyre nuk e dinë këtë fakt. U duket si “guxim i madh” të hedhin në tregun mediatik e të rrjeteve sociale lloj-lloj teorish dhe përcaktimesh, të cilat i shkojnë për shtat Serbisë.

Në këtë rast këta idiotë përfshijnë në idiotësitë e tyre edhe formacione e subjekte politike të caktuara. Në Kosovë kjo kategori e përfshirë i përket ish-partive opozitare të afërta me kryeministrin e Shqipërisë, ndërsa në Shqipëri ka vetëm një subjekt që përdor idiotët. Ajo është qeveria shqiptare, e cila është vënë në krye të të gjitha karteleve të drogës, ku janë kyç shqiptarët. Sinaloa është një prej tyre. Vetëm ky kartel i lidhur me Shqipërinë dhe kryeministrinë e saj prodhon në një vit 9 miliard dollarë amerikanë. Ku shkojnë dhe përse përdoren këta 9 miliard dollarë të një karteli të vetëm? Për gjithçka. Sepse kryeministri i Shqipërisë ende beson se gjithçka blihet e shitet. Edhe mediet ndërkombëtare e jo vetëm këto në Shqipëri. Edhe politikanë e diplomatë evropianë e amerikanë dhe jo vetëm politikanë të opozitës shqiptare!

Rasti Salianji nuk është i izoluar. U përdor si metaforë mbjellja nga ana e tij e flokëve në burg. Por nuk paska qenë e tillë. Çdo ditë që shtohet nga dita e kafesë, ai po nxjerr në skenë qëllimin dhe intrigën e vet. Deri te aksioma që thoshte në një TV se “Partia Demokratike në vend të bënte analizën, u përpoq t’u mbushë mendjen shqiptarëve se zgjedhjet ishin të vjedhura”! Narrativë kjo që pëlqehet shumë prej Edi Ramës! Është normale të flasësh e të ngresh zërin në strukturat e partisë. Është normale të bërtasësh fort për të drejtën tënde. Është etike të flasësh njëherë me bashkëpartiakët e tu, e nëse sheh që gjendja nuk ndryshon, të flasësh hapur, sërishmi në struktura.

Por ta nisësh goditjen nga jashtë dhe të të vijnë në ndihmë 34 nga 35 televizione, kjo është për t’u vlerësuar si invazioni për të cilin flet Umerto Eco. Megjithatë idiotët që janë mobilizuar për ta mbrojtur Salianjin nuk janë produkt i tij. Ata janë produkt i mafies dhe kryemafiozit, Edi Rama! Për shumë arsye! Invazioni i idiotëve shkon në të njëjtin raport me masën e ndikimit të mafies në qeverisjen e një vendi! Paraja të bën idiot të përhershëm. Sigurisht për ata që shesin dinjitetin dhe integritetin e tyre!

About Redaksia

Check Also

Ndërkombëtarët duhet ta falënderojnë Berishën

Nga Reldar DEDA Protestat opozitare kanë qenë një element i pandashëm i tranzicionit, me rezultate …