“Kupa është mbushur”/ Berisha: U ftoj të përgatitemi që të nisim protestat e fuqishme!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në Foltore u shpreh se, aferat e fundit korruptive të Ramës dhe Ballukut, janë ‘vjedhje e dhjetëra milionave’.

Berisha deklaroi se kupa është mbushur’ dhe se është koha që qytetarët të marrin nën kontroll fatin e tyre politik përmes një vale protestash të fuqishme. Duke thirrur në kujtesë figurat simbol të Lëvizjes së Dhjetorit, ai u bëri thirrje mbështetësve të opozitës të mobilizohen për një cikël të ri rezistence civile, me synimin, t’u rikthejmë shqiptarëve të ardhmen, nderin dhe dinjitetin.

Berisha: Edi Rama ka mbushur jo kupën, por çdo gjë.

Meriton çdo ndëshkim me këto që i ka bërë kombit.

Tani, pasi është kapur vjedhës i dhjetëra e dhjetëra milionave, përpiqet me çdo kusht të mbrojë vjedhjen e tij, vjedhjen e ministrave të tij.

Është koha jonë, është koha e guximtarëve, është koha me ideale, është koha e njerëzve që e duan Shqipërinë.

Ndaj dhe u ftoj të përgatitemi të nisim protestat e fuqishme, protestat me të cilat ne do iu rikthejmë shqiptarëve të ardhmen, Shqipërinë, nderin dhe dinjitetin që meritojnë.

Nderim përjetë Azem Hajdarit, tribunit të lirisë.

Nderim studentëve liberatorë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

About Redaksia

Check Also

Spiropali ja plas në sy Ramës/ “Shteti duhet të ndahet nga Partia, të korruptuarit në burg”

Rama propozoi përjashtimin e Spiropalit nga partia, ndërsa nuk dinte se mbi ç’bazë ligjore po …