COVID-19/ Mjeku: Numri i lartë i vdekjeve dyshohet se ka ardhur nga vaksinat!

Mjeku kardiokirurg, Edvin Prifti ka publikuar ditën e sotme një pjesë nga studimi i Journal of Emergency Medicine në të cilin pretendohet se shumica e vdekjeve të regjistruara gjatë pandemisë COVID-19 janë shkaktuar nga vaksinat.

Sipas studimit, është identifikuar një rritje e ndjeshme e rasteve të arresteve kardiake në periudhën e pandemisë, në King County, Washington, një zonë me nivel të lartë vaksinimi kundër COVID-19.

Referuar raportit, Prifti e ka cilësuar pandeminë si “pjesë të një ideologjie Woke”, teksa shton se e keqja ç’bëhet aty ku ajo lind, duke lënë të kuptohet se përgjegjësia duhet kërkuar te autorët e politikave globale të pandemisë.

“Amerika nuk te fal dhe nuk ta fal! Me poshte nje studim ne 2 milion banore ne Kontene King ne Washington i cili evidenton nje rritje me 1236% te arresteve kardiake ne kete zene te super vaksinuar me mRNA vaksina. Studimi eshte publikuar ne 2024 por vetem pardje doli ne shtyp.

Per kedo qe nuk kupton e gjithe tragjedia Covid19 ishte pjese e ideologjise woke! Besoj qe e keqja cbehet aty ku ajo lind”,- shkruan Prifti në fb.

 

 

 

About Redaksia

Check Also

Ambulanca që nuk erdhi është aktakuzë ndaj Ramës dhe qeverisë së tij!

Nga Luçiano BOÇI David Deda dhe Sokol Preka dolën për të pirë një kafe. Nuk …