Kryebashkiaku i Kuçovës nën hetim, Maliqi: Hajdari duhet të ishte shkarkuar me kohë!

Ish- deputeti i PD, Lefter Maliqi, ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook dokumentin e SPAK adresuar drejt tij lidhur me hetimet dhe kallëzimet e bëra ndaj kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Në dokumentin e SPAK drejtuar Maliqit, thuhet se SPAK ka marrë zyrtarisht nën hetim për 4 kallëzime kryetarin e  Bashkisë Kuçovë.

Krahas dokumentit Maliqi shkruan se Kreshnik Hajdari duhet të ishte shkarkuar me kohë nga KQZ dhe Kryeministri, teksa pyet se kush po e mbron ende.

“Gjykata Administrative Tiranë, rrëzoi ankimin e Hajdarit për shkarkimin e tij, i cili ju kthye “KQZ”, ku jemi në pritje.

Gjykata e Posaçme kundër krimit të organizuar e dënoi Hajdarin me 9 muaj burg të konvertuar me 150 orë punë dhe nuk e apeloi.

Hajdari duhet të ishte shkarkuar me kohë nga Kryeministri dhe “KQZ”.

Kush po e mbron ende? Oligark, Ministër??? Dhe pse??? Perse po e keqpërdorin Hajdarin?? Me porosi te kujt po i jep tenderat Hajdari kush po e keqperdor ?Po këta janë pjesë e hetimeve në “SPAK”, do i marr Hajdari me vete??? Pse po e keqpërdorin dhe cilat janë përfitimet e medha të tyre me firmën e të paaftit Hajdari? Cilat janë pazaret e tyre me disa eksponentë të PD kundra meje për dështimin e Opozitës? Pse kanë frikë??

A kanë frikë që emri im tek demokratët, opozitarët e ndershëm që duan ndryshim dhe janë kundra pazareve të pista bashkë me socialistët e ndershëm, ju prish interesat personal se do fitojmë Bashkitë Berat e Kuçovë??

Në njoftim sqarohet se nga hetimet ka rezultuar se Hajdari kur ka kandiduar për kreun e Bashkisë Kuçovë në qershor të vitit 2019, në formularin e vetëdeklarimit ka pohuar se nuk ka qenë ndonjëherë në hetim ose gjykim nga një autoritet i huaj, për kryerjen e një vepre penale, si dhe nuk ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj”, shkruan Maliqi.

Image

Sipas SPAK, Kreshnik Hajdari duke qenë kandidat për kryetar i Bashkisë Kuçovë edhe në zgjedhjet vendore me datë 14 maj 2023 kur dhe është rizgjedhur, ka patur detyrimin ligjor për plotësimin e formularit të vetëdeklarimit.

Por, nga hetimet e kryera ka rezultuar se Kreshnik Hajdari është i dënuar me vendimin e formës së prerë të vitit 1999 nga Gjykata e Janinës në Greqi, me masën riedukuese të qortimit, për shkeljen: “Hyrja në territorin grek pa ruajtur formalitetet ligjore përkatëse”.

Sipas SPAK, Hajdari, kishte detyrimin ligjor për të deklaruar këtë rrethanë, në zbatim të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike.

Postimi i plotë

“SPAK” zyrtarisht nën hetim për 4 kallëzime të dënuarin dhe të paaftin Hajdari në krye të Bashkisë Kuçovë, të dhuruar në 2019 dhe grabitur në 2023.

Plus 2 kallëzime nga Avokati Arben Llangozi, plus 1 kallëzim nga Deputetja Albana Volshi, plus kallëzimi i fundit nga ana ime për tenderin 1 Milion Euro në Havaleas. Ndërkohë dhe Prokuroria e Beratit, ende ka hetimet për 4 Milion Euro të Sinëcit.

Gjykata Administrative Tiranë, rrëzoi ankimin e Hajdarit për shkarkimin e tij, i cili ju kthye “KQZ”, ku jemi në pritje.

Gjykata e Posaçme kundër krimit të organizuar e dënoi Hajdarin me 9 muaj burg të konvertuar me 150 orë punë dhe nuk e apeloi.
Hajdari duhet të ishte shkarkuar me kohë nga Kryeministri dhe “KQZ”.

Kush po e mbron ende? Oligark, Ministër??? Dhe pse??? Perse po e keqpërdorin Hajdarin?? Me porosi te kujt po i jep tenderat Hajdari kush po e keqperdor ?Po këta janë pjesë e hetimeve në “SPAK”, do i marr Hajdari me vete??? Pse po e keqpërdorin dhe cilat janë përfitimet e medha të tyre me firmën e të paaftit Hajdari? Cilat janë pazaret e tyre me disa eksponentë të PD kundra meje për dështimin e Opozitës? Pse kanë frikë?? A kanë frikë që emri im tek demokratët, opozitarët e ndershëm që duan ndryshim dhe janë kundra pazareve të pista bashkë me socialistët e ndershëm, ju prish interesat personal se do fitojmë Bashkitë Berat e Kuçovë??

A bëtë pazare ju hajdutë Rilindas në pushtet politik dhe lokal në Qarkun Berat dhe në bashkëpunim me këta 2-3 eksponentë politikë të PD më luftuat dhe dogjët mandatin e 3 të PD?
Pasi po të ishim të Bashkuar si PD e opozitë ishin të sigurt 3 mandate në PD.

Harrojeni se me paratë tuaja të pista e aferat korruptive do përçani opozitën.

Opozita do pastrohet dhe do fitojë Bashkitë Berat e Kuçovë dhe në shkallë vendi, krahë njerëzve të punës me eksperiencë dhe figurave të reja.

Pazaret e paratë e pista do ju dalin nga hundët! Vendin e keni ne burg.

About Redaksia

Check Also

Arrestimet politike nuk na frikësojnë! Rinia do të ngrihet më 20 shkurt, ashtu si para 35 vitesh, për lirinë dhe kundër hajdutërisë!

DEKLARATË PËR MEDIA, NËNKRYETARI I FRPD, JURGEN SPAHO Nëse Edi Rama mendon se do të …