Shpërthime, vrasje dhe kërcënime, ky është “rendi” i ri në Shkodër!

Nga Luçiano BOÇI

Shpërthime, vrasje, kërcënime, heshtje është “rendi” i ri dhe “atmosfera” e festave në Shkodër.

Ky është “normaliteti” i një partie-shtet që ka kohë që ka dorëzuar sigurinë e rend pas parasë e votave.

Shkodra nuk është më “qytet”.

Është “territor”!

Territor i ndarë mes bandave, ndërsa qytetarët jetojnë me frikë, policia e punësuar nga bandat jeton me alibi, qeveria jeton me propagandë.

Kjo nuk është më një çështje e rendit publik.

Kjo është çështje dorëzimi total përballë krimit. Me ndërgjegje, projekt dhe politikë.
Shkodra sot nuk ka humbur paqen. Ia kanë rrëmbyer.

Dhe për këtë dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

Jo nesër.
Sot!

About Redaksia

Check Also

“Populli dhunohet, Balluku nderohet”, nis protesta e 31-të kundër Ramës

Sot është dita e 31-të e protestës kundër Edi Ramës. Qytetarët janë grumbulluar në Sheshin …