Berisha: Mazhoranca po rrëmben institucionin e Avokatit të Popullit, që vazhdimisht i përkiste opozitës

Kreu i PD, Sali Berisha, deklaroi se mazhoranca ka ndërmarrë një akt të rëndë politik duke rrëmbyer institucionin e Avokatit të Popullit, një post që i ka përkitur tradicionalisht opozitës.

Berisha tha se, kandidaturat e mbështetura nga Partia Demokratike Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja dhe katër kandidatë të tjerë plotësonin të gjitha kriteret për të ushtruar me dinjitet një detyrë kaq të rëndësishme në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.

“Kandidaturat e mbështetura nga PD, zoti Besim Ndregjoni, zonjën Adriana Kalaja dhe 4 kandidatura të tjera, të cilat plotësonin të gjitha kushtet për përmbushjen me dinjitet të asaj detyre të rëndësishme në rrafshin e lirive dhe të drejtave të njeriut, sidomos në këtë vend ku diktatura autoritare konsolidohet gjithnjë e më shumë.

Me këtë akt jo vetëm rrëmbyen një institucion, i cili që nga krijimi i tij gjer sot, në traditën e krijuar, i përkiste opozitës, por e vërteta është se zhbënë edhe përpjekjet më serioze që u bënë për të vendosur një lloj bashkëpunimi në çështjet më kryesore me interes të përbashkët siç janë dy-tre reforma.

Pra, çfarë treguan me këtë?

Treguan se ulja me ta në tavolinë është totalisht pa fryte”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Mijëra qytetarë refuzojnë dialogun me Ramën, kërkojnë dorëheqjen e tij

Protesta e qytetarëve përpara institucioneve të qeverisë ka hyrë sot në ditën e tretë radhazi, …