Lirohet nga burgu ish-ministri Koka

Ish-ministri i Mjedisit, Lefer Koka është liruar nga burgu pas 4 vitesh. Vendimi është marrë pasi GJKKO ka shuar masën e sigurisë “arrest me burg” në çështjen që lidhet me inceneratorin e Fierit.

Sipas vendimit masa e sigurisë për këtë dosje nuk qëndron më, ndërsa çështja për inceneratorin e Fierit është kthyer për rigjykim në Apel nga Gjykata e Lartë.

Koka u arretua qe prej dhjetorit të vitit 2021 i akuzuar shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash lidhur me aferat korruptive për Inceneratorin e Fierit. Sipas akuzave të SPAK, për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.

Në lidhje me dënimin për inceneratorin e Elbasanit, Koka ka fituar lirinë me kusht nga Gjykata e Durrësit. Ndërkohë, për çështjen e inceneratorit të Tiranës, ai e ka shlyer dënimin me kohën e qëndrimit në paraburgim.

Me këtë zhvillim, të tre dosjet penale ku Koka ishte i përfshirë, Elbasani, Tirana dhe Fier nuk paraqesin më masa sigurie në fuqi, duke i hapur rrugën lirimit të tij pas katër vitesh heqje lirie.

About Redaksia

Check Also

Nga grabitja e Avokatit të Popullit te amnistia fiskale/ Berisha: Rama ka zëvendësuar standardet me lobime korruptive

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka zëvendësuar të gjitha standardet …