Me kallash në zyrë/ Berisha tregon sulmin në Presidencë në ’97

-A është e vërtetë që keni qenë me njerëz të armatosur?

Sali BerishaAbsolutisht, edhe vetë!

-Edhe vetë me armë?! Ju keni qenë vetë me armë?!

Sali BerishaPadiskutim! Sepse vinin dhe e qëllonin Presidencën nga të gjitha anët. Natyrisht ata që bënë sulmin, morën përgjigje, nuk mbetën pa përgjigje. Unë s’mund ta lija zyrën…

-Ju vetë qëlluat ndonjëherë?

Sali Berisha: Jo asnjëherë, por ata që qëlluan morën atë që meritonin.

Më tej, tha se ofroi edhe zgjidhje politike për këtë situatë problematike, por qëllimi ishte eleminimi i tij fizik në atë kohë.

Sali Berisha: U bë marrëveshja, sulmi ndodhi pas marrëveshjes!

-A ndjeni ju përgjegjësi për firmat piramidale?

Sali Berisha: Padiskutim! E kam shprehur, unë prandaj kam dhënë dorëheqjen, vetëm një gjë ama…Kanë bërë dy vite hetim kombëtar e ndërkombëtar dhe kanë gjetur zero implikim të Sali Berishës. Tjetër, gjatë fushatës elektorale, Fatos Nano, i ndjeri, u tha shqiptarëve se do ua kthejë 100%, ia tha një ambasador të them të vërtetën. I tha Nanos premtoje se do fitosh zgjedhjet. Sali Berisha u tha shqiptarëve se nuk mund t’ju kthejë asnjë qindarkë sepse një borxh që nuk është marrë nga qeveria, nuk mund të njihet. E keni marrë vetë! Nëqoftëse unë do doja të riktheja paratë e humbura, kisha çdo mundësi, por do shkelja çdo ligj dhe moral. Por përgjegjësia ishte, ndaj dorëzova pushtetin!

About Krye Redaktor

Check Also

Albin Kurti fiton sërish zgjedhjet në Kosovë, por bie me 7% të votave

Deri më tani janë numëruar mbi 98% e votave në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara ditën …