Ted Kopliku: Nga shembja e murit të kuq te thyerja e regjimit të sotëm, PD 35 vjet luftë për liri!

I nderuar Kryetari i PD, prof. Dr. Sali Berisha, të nderuar militantë, qëndrestarë, zonja dhe zotërinj.

Kam nderin të flas sot si drejtues i një departamenti i cili është provë që kjo parti frymëzon dhe brezi i parë i lindun dhe i rritun në demokraci, beson në misionin historik që kjo parti ka që në krijimin e saj.

Brain Gain, pra Kthimi dhe mbajtja e Trurit ka qënë dhe mbetet një nga prioritetet e kësaj partie, si dje në pushtet, dhe sot në opozitë. Një mision që do duhej të ishte detyrë ekskluzive e qeverisë e cila më së shumti largon se afron, kapacitetet intelektuale e potencialet ekonomike të vendit.

Unë jam produkt i këtij qëllimi, duke u kthyer në Shqipëri sepse besoj që PD krijon hapësira dhe është e vetmja shpresë që Shaipëria të rikthehet në rrugën e zhvillimit.

Meqë sot jemi mbledhur për 35 vjetorin e Partisë Demokratike, një nga krenaritë e Departamenit Brain Gain është Libri i Punëve të Mira dhe çdo punë e këtij departamenti ka shkuar në këtë drejtim, falë edhe arkitektit e këtij departamenti, ish-drejtuesit të tij, z. Mustafaj dhe profesionistëve shqiptar nga e gjithë bota të angazhuar prej tashmë 3 vitesh në këtë strukturë : një betejë për ti kthyer krenarinë militantit demokrat dhe për të informuar brezin e ri për të vërtetën që mbulohet me propagandën inxhinierike të partisë-shtet çdo ditë.   Libri i Punëve të Mira shpjegon me fakte se arritjet më të mëdha të këtij vendi kanë firmën e PD, duke e bërë këtë parti, parti të interesit kobëtar.

Ky libër duhet të jetë në doren e çdo demokrati që përballet me të pavërteta në përditshmërinë e tyre.

Ky departament do vazhdojë ta bëjë këtë punë edhe në vitet që vijnë duke u bërë laborator idesh dhe burimesh njerezore te PD. Ftoj gjithsecilin nga ju t’i bëjë thirrje të rinjve dhe të rejave profesionistë të bëhen pjesë e ketij departamenti që idetë e tyre të bëhen ide të PD dhe t’i mbrojn këto ide në opinionin publik.

Nuk dua të ndalem shumë në kontrastin e drejtimit të Shqipërisë dje dhe sot, sepse ai është shumë i qartë dhe shifrat janë kokëforta. Arsimi sipas renditjes së PISA-s, klima e biznesit dhe investitorët e huaj, kthimi i trurit, ndërtimi i infrastrukturës dhe funksionimi i demokracisë në vitet e qeverisjes tonë tregonin që Shqipëria mundet të jetë e para në rajon dhe nuk meriton të rënditet si sot me vende që janë në luftë.

Pikërisht këto shifra banen që ajo të ishte një aktor në rajon që merrej seriozisht dhe jepte siguri duke mundësuar kështu NATO dhe liberalizimin e vizave apo duke u mundësuar nepërmjet diplomacisë edhe pavarsinë e Kosovës.

Ne sot nuk jemi mbledh për tu qarë, por për ti kujtuar njëri tjetrit që ne jemi ngritur gjithmonë në lartësinë e misionit që kemi marrë përsipër. Ne kemi ardhur çdo herë me votë të lirë dhe jemi larguar ose nga dhuna e 1997 ose nga dhunuesit e 2013. Ne përsëri kemi vazhduar betejën pa kompromis, për të mundësuar votën e lirë e nepërmjet saj të kthehemi në krye të shtetit për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe kthimin e shqiptarve në atdhe.

Ne po udhëheqim betejën për liri e kjo betejë është më e vështira, kërkon sakrifica e shumë punë, qartësi, koherencë, organizim tu marr parasysh qe perballe kemi nje ushtri te disiplinuar, madjej ushtri mercenaresh. Një gjë është e sigurt se kjo parti asht e mbushur me zonja e zotinj qëndrestar dhe me të rinj e të reja idealistë.

Para 35 vitesh isha në barkun e nënës kur kjo parti rrëzonte muret e regjimit të fundit komunist në Europë. Sot 35 vite më vonë, fëmijët e atyre zonja e zotninj që fituan e ëndërruan lirinë për ne, gjindemi përballë një regjimi më pak gjakatar, por më të sofistikuar.

Si dje, sot Partia Demokratike ka misionin dhe detyren t’i kthejnë lirinë shqiptarve.

Si dje, sot kjo parti ka përballë binjtë e atij barku që s’mbet kurr shterpë

Si dje, sot kjo parti politike ka rreth saj burra e gra, te rinj e te reja qe jane gati te paguajne çdo çmim. Çdo çmim me te cilin paguhet liria.

Ne jena bijtë e asaj lirie që Partia Demokratike ka sjell dhe duan ta na rrëmbejnë po ata që na e kan mohu gjysëm shekulli dhe na kanë përballë.

Ne jemi partia që është rrëzuar, por ka ditur të ngrihet gjithmonë. Ne nuk ikim, ne qëndrojmë, ne fitojmë.

Rroftë PD, rroftë Shqipnia me shqiptar !

About Redaksia

Check Also

“Al Jazeera” jehonë revoltës/ Kërkohet largimi i Ramës pas akuzave për korrupsion

Media e fuqishme ndërkombëtare më e madhja në Azi, “Al Jazeera” i ka kushtuar vëmendje …