Deputetja e PD, Jozefina Topalli, në fjalën e saj në Kuvend e ka nisur debatin nga një çështje procedurale, duke sfiduar mazhorancën të gjejë një rast të vetëm në historinë 30-vjeçare të parlamentarizmit shqiptar ku një kandidat është hedhur në votim pasi firmat mbështetëse për të janë tërhequr.
Sipas Topallit, neni 72 i Rregullores së Kuvendit e ndalon qartësisht një veprim të tillë, duke argumentuar se kur një iniciativë tërhiqet, emri nuk mund të futet në rendin e ditës.
Jozefina Topalli: A ekziston në historinë e tre dekadave të parlamentarizmit një rast që të hidhet në votim në seancë plenare një kandidat të cilit i janë tërhequr firmat? Nëse ju gjeni një në tre dekada, unë ju kërkoj ndjesë.
Përveç kësaj, ju keni një ligj me të cilin funksionon Kuvendi i Shqipërisë dhe ajo është rregullorja e Kuvendit.
Nëse ju lexoni nenin 72 të kësaj rregullore, aty është e shkruar qartë, kthjellët, pa asnjë mundësi për të interpretuar, që në rast se deri përpara fillimit të seancës plenare dhe votimit në parim, tërhiqet iniciativa, nuk mund të fusësh në rend të ditës një emër të cilës janë tërhequr firmat.
Ky parlament ka një memorie historike. Ju nuk mund të bëni sikur çdo gjë ka filluar në momentin që jeni ulur ju në këto karrige.
Zoti Klosi gënjeni. Nuk është e vërtetë se keni krijuar ju dhe keni shkruar ligjin për Ombudsmenin. Ligjin për Ombudsmenin e ka shkruar dhe e ka votuar Sali Berisha VITE më përpara.
Ju gënjeni kur thoni që ja keni dhënë opozitës. Ju keni pasur avokat të popullit deputetin ju tuaj socialist. Ju gënjeni kur thoni se se drejtësia është e pavarur.
Ja, këtu keni, deputetin që e keni pasur për vetingun. E keni përdorur për të hequr të gjithë ato që mendoshin se nuk ju shërbejnë ju dhe pastaj e keni bërë.
E keni bërë deputet. Po, e keni bërë shërbëtorë të pushtetit.
Ky nuk mund të jetë avokati i popullit. Ky është avokati i pushtetit dhe nëse as avokatin e popullit ju nuk e lëshoni pasi i keni marrë dhe keni uzurpuar të gjitha institucionet e ashtuquajtura të private, po ky është narkoshtet, absolutisht është narkoshtet. Ky është vetëm narkoshtet që nuk ngopet kurrë me një mazhorancë të vjedhur në votat e kaluara.
Gazeta RD