Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat tha se, Po rishohim të gjitha qëndrimet tona, ndaj institucioneve të kontrolluara nga Edi Rama
Berisha rikujtoi se opozita ka depozituar mbi 100 materiale në SPAK për çështje të ndryshme të lidhura me proceset zgjedhore, ndërsa kritikoi qëndrimet publike të përfaqësuesve politikë dhe rolin e tyre në debatin mbi hetimet.
“Ne jemi duke riparë të gjitha qëndrimet tona, ndaj institucioneve të kontrolluara nga Edi Rama. Nuk them se nuk do e çoj, por nuk them se do ta çoj.
Sepse kemi dërguar në Skap mbi 100 dosje për krimin elektoral dhe dilnin e mashtronin zëdhënësit e Skapit, Taulant Balla e dëgjuat ju vetë, se çfarë paturpësie, që të gjitha dosjet janë pa asnjë provë dhe fakt, thoshte.
E bëri zëdhënës i Skapit, aty.
Se nuk e bënte, sepse Skapi ka gjithë ato dokumente që Taulant Balla është anëtar kryesor i bandës kriminale të Elbasanit, i Bajrëve, i Rrajave, etj.
I ka me dokumente, me regjistrime.
Taulant Balla ose i ka shpërblyer ata ‘in kind’ ose i shpërblyer me para, ndaj dhe bën zëdhënësin e tyre në parlament”, tha Berisha.
Gazeta RD