Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se prania e fuqishme ndërkombëtare në Shqipëri kishte vetëm një qëllim: që Edi Rama të mos kontrollonte SPAK.
Ai shtoi se Rama nuk heq dorë nga kontrolli i institucionit dhe se çështjet e fundit, përfshirë akt-akuzën ndaj Belinda Ballukut, tregojnë këtë përpjekje.
Berisha: Tani, ti drejtë e ke. Të garantoj që Edi Rama nuk heq dorë kurrë nga kontrolli i SPAK, nuk mund të heqë dorë ai.
Merrni pak, transkriptoni bisedën që ka bërë ai, të nesërmen e komunikimit të akt-akuzës së SPAK ndaj Lubi Ballukut.
Të nesërmen ajo i ka kërkuar Ramës të mbledhë në selinë e PS-së, kryesinë e PS-së dhe qeverinë. Imagjino tani ti.
Në atë mbledhje violinë e parë nuk ka qenë Rama, ka qenë Lubia, e cila u kërcëlliti dhëmbët secilit aty, me kërcënimin guxoni.
Sepse filluan ato të ja fshijnë statuset, pëlqimet, sharet nga rrjetet sociale. Edhe kjo e kuptoi se, nga kjo fshirja do të kalojnë në komente negative. I pari që do të flasë, do ta marr me vete u tha aty.
Dhe me gisht njëherë tregonte Ogertën të cilës i kishte shkuar ndërmend se, do ta zëvendësonte, herën tjetër Pëllumbeshën.
Pra nuk la, sepse shumicën e vet, shumicën e ministrave i ka zgjedhë vetë. Pra këto që i konsideronte, fliste dhe i tregonte me gisht.
Dhe Rama pas saj, të themi këtu thoshte që, SPAK-u është kundër PS-së, sipas qytetarit dixhital gjithmonë. Nuk ka asgjë Belinda, jo, jo, e kanë me mua. Çdo gjë thoshte Rama e kanë me mua.
Pra, aty frenat në dorë i ka marrë Belinda, Lubia.
Sigurisht që, kjo çështje tani ka shpërthyer, por edhe kjo ka habitë e vetë brenda. Se të lësh në arrest shtëpie ti, ata drejtorë që mund të përmbysin çdo arkivë, të pezullosh Lubinë, hajde për Lubinë se, mbase e gjykojnë se Rama nuk do të ja heqë imunitetin dhe janë detyruar, sepse ata për hatër do e çonin Lubinë te Lalë Vjedhësi. Pra janë ca gjëra të paqarta dhe nuk ka diskutim që, unë përveç atyre të dhënave të qytetarit dixhital që janë të shumë llojtja, nga paritja, tek presioni, tek të gjitha mbi ata të KLP-së.
Por një faktor i sigurtë është se, ajo prani aq e fuqishme ndërkombëtare ka patur vetëm një qëllim, që Edi Rama dhe qeveria të mos e kapë Skapin.
Kjo do të thotë, që kështu e interpretoj unë këtë.
Gazeta RD