Kreu i ri i SPAK/ Berisha: U zgjodh sipas Kushtetutës, jo si pararendësi i tij që ishte jo kushtetues

Kryetari i PD, Sali Berisha, komentoi zgjedhjen e kreut të SPAK në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), duke theksuar se procesi u zhvillua në përputhje me Kushtetutën.

Berisha kritikoi mungesën e votave Doloreza Musabelliun të dërguar nga komisioni i Skapit: Një zonjë nuk mori asnjë votë. Dy-tre zonja që ishin në KLP nuk menduan t’i jepnin një votë. E nxorën pa asnjë votë.

“Dje u zbatua Kushtetuta. Nuk u zgjodh si i pari me 5 vota, që ishte jo kushtetuese dhe që nuk mund të rrinte asnjë ditë në detyrë. Jo.

I dyti mori 7 vota dhe komenti i dytë, aty ishte një zonjë, ç’ka tregon se ajo trupë e KLP-së është mizogenike dhe nuk i dhanë asnjë votë.

Kështu është. Ishte një zonjë aty, ajo nuk shkoi vetë aty. Aty në KLP e dërgoi komisioni i Skapit, shkoi atje dhe dy-tre zonja që ishin në KLP nuk menduan t’i jepnin një votë. E nxorën pa asnjë votë.

Këto dy komente kam unë për zgjedhjet e djeshme. U zgjodh në përputhje me Kushtetutën, në dallim të madh nga pararendësi i tij, që nuk ka kushtetutë as ligj, por këtu u zbatua kushtetuta.

Kishin bërë rregulloren vetë për votim të hapur, gjersa kanë rënë dakord, në ujdi. Normal në institucione votimi është i mbyllur, por ata kanë rënë dakord vetë dhe nuk mund të ua diskutojë kush të drejtën për të vendosur si të votojnë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Plas keq në PS/ Rama i sulet Tërmetit: Mos më çaj…

Në një mbledhje të tensionuar të Asamblesë së Partisë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës, e …