Lubonja: Rrethi i Ballukut shumë i gjerë! Me paratë e korrupsionit u vodhën votat!

Analisti Fatos Lubonja tha se raste si Balluku e cila po hetohet për pabarazi në tenderin e tunelit të Llogarasë, tregojnë se është një rreth shumë më i gjerë që hyn, jo vetëm korrupsion pasiv por dhe aktiv. Ai shton se nëse standardi do rrijë te Dumani nuk e di sa do e luftojë krimin.

Fatos Lubonja: Bëj pjesë ndër ata që kam ngulmuar që atij që quhet rrethi i krimit që nuk përfshin vetëm një person që hetohet dhe disa akte korruptimi, apo pabarazi në tendera si Balluku, po është një rreth shumë më i gjerë që hyn, jo vetëm korrupsion pasiv.

Sepse ka dhe korrupsion aktiv. Me kë e kanë bërë korrupsion? E dimë shumë mirë që një pjesë e parave kanë shkuar për të korruptuar individë, vjedhjen e votës. Rreth i gjerë që mbyll, dhe SPAK ka marrë segmente. Këto segmente i kanë inkurajuar me shpresën se do mbyllet rrethi, te Rama. Por a do shkojë me vërtetë aty?

Shumë thonë janë amerikanët prapa. Këto amerikanë janë ata që ishin apo janë ata tani me qasje tjetër. Më bëri përshtypje deklarata e ambasadës sot, kur u shpall Berisha non grata ishte rrezik korrupsioni, sot flitet për rrezik të krimit dhe trafikut të drogës. Sa është ky SPAK i kontrolluar. Dumani mund të ishte një fillim, por nëse standardi do rrijë te Dumani nuk e di sa do e luftojë krimin. tha Lubonja i ftuar në në emisionin “Kjo Javë” .

About Redaksia

Check Also

Berisha: Lubi Balluku është në çdo rresht të raportit të PE! 9 vende të BE kanë ngritur zërin për të gjitha shkeljet!

Kryetari i PD, Sali Berisha, u shpreh gjatë fjalës së tij se raporti i Parlamentit …