Ledina ALOLLI
Ndjesë e sinqertë gjithë demokratëve, për një firmë të hedhur, vetëm (sqaroj) për t’u dëgjuar në seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve.
Një firmë që Edi Rama dhe Taulant Balla e kthyen menjëherë në trofe, duke e keqpërdorur si çelës magjik për të vulosur kandidaturën ilegjitime të Endri Shabanit.
Pavarësisht tërheqjes zyrtare të firmave, Rama nuk u ndal ,zgjodhi Avokatin e Popullit në turp të Kushtetutës dhe çdo parimi demokratik, duke na treguar se për të, ligji është thjesht një letër e lehtë për t’u hedhur poshtë kur i konvenon.
Megjithatë, pa ju shmangur përgjegjësisë morale ju kerkoj ndjesë!
○ Ndjesë të thellë çdo demokrati dhe qytetari shqiptar, sepse Rama e di mirë si të kthejë diçka të tillë në një qokë të madhe korrupsioni, duke na kujtuar se në Shqipërinë tonë, keqpërdorimi është art i përditshëm për rregjimin dhe narko-republikën e tyre!
Gazeta RD