PD kërkesë Kuvendit për përjashtimin me 30 ditë të Taulant Ballës

Deputetët e Partisë Demokratike kanë depozituar një kërkesë në Kuvend, ku kërkojnë që Taulant Balla të përjashtohet për 30 ditë nga çdo aktivitet parlamentar.

Sipas PD-së, gjatë seancës së 11 dhjetorit, Balla ka përdorur gjuhë fyese ndaj grupit parlamentar të opozitës, ndërsa drejtuesi i seancës nuk mori asnjë masë.

PD thekson se gjuha e përdorur nga Balla shkel Rregulloren e Kuvendit dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit, të cilat ndalojnë gjuhën joparlamentare, fyese dhe diskriminuese.

Deputetët kërkojnë që Sekretariati i Etikës të mblidhet dhe të marrë masë disiplinore ndaj tij, duke e përjashtuar 30 ditë nga seancat dhe komisionet.

Në kërkesë, PD i bën apel edhe kryetares së Kuvendit që të zbatojë rregullat ndaj çdo deputeti, përfshirë kryeministrin, kur përdoret gjuhë e papërshtatshme në sallën plenare.

About Redaksia

Check Also

Përplasje në Asamblenë e PS në Fier, socialistët sulmojnë Ballukun, Rama e merr në mbrojtje!

Asambleja e Partia Socialiste e Shqipërisë për qarkun Fier, e zhvilluar në ambientet e Teatri …