Elda HOTI
Ndjesë të sinqertë demokratëve, opozitarëve dhe mbështetësve tanë për një firmë të dhënë vetëm për t’u dëgjuar në seancë dëgjimore në Komisionin e Ligjeve një firmë që më pas u keqpërdor nga Edi Rama dhe Taulant Balla për të miratuar kandidaturën ilegjitime të Endri Shabanit.
Pavarësisht faktit që firmat janë tërhequr zyrtarisht, Edi Rama zgjodhi Avokatin e Popullit në kundërshtim me Kushtetutën dhe me çdo standard demokratik.
Megjithatë, nuk dua të shmang përgjegjësinë.
Ky mbetet një gabim, për të cilin kërkoj një ndjesë të sinqertë çdo demokrati dhe çdo qytetari shqiptar.
Gazeta RD