Bardhi: Kushtetuesja iu nënshtrua presionit mafioz të Ramës!Koha mund të blihet! Llogaridhënia jo!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për Belinda Ballukun, duke e cilësuar atë si një akt politik dhe jo juridik.

Bardhi shkruan se, vendimi i djeshëm nuk përbën surprizë dhe, sipas tij, është marrë nën presionin e Kryeministrit Edi Rama. Ai shprehet se opozita e kishte paralajmëruar prej ditësh këtë zhvillim, duke akuzuar shumicën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese se nuk kanë dhënë asnjë argumentim ligjor për vendimin e tyre.

Reagimi i Bardhit

Koha mund të blihet. Llogaridhënia jo!

Asnjë surprizë nga vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese për të pandehurën Belinda Balluku. Nuk është hera e parë që Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet presionit mafioz të Kryeministrit. Opozita e kishte paralajmëruar këtë që ndodhi prej ditësh.

Madje 5 anëtarët në shumicë kishin bërë shumë mirë që as nuk kishin marrë mundimin të shkruanin qoftë dy fjali për të argumentuar vendimin e tyre, sepse fundja ai vendim ska asnjë lidhje me to, me Kushtetutën dhe me ligjin. Ai është vetëm një akt politik i Edi Ramës për të penguar drejtësinë dhe për të mbrojtur veten e bashkëpunëtoren e tij, dhe për këtë arsye nuk ka asnjë nevojë të justifikohet me sajesa juridike.

Mirëpo, kush gëzon sot, do të hidhërohet më shumë nesër! Dhe, më mirë se kushdo, këtë e di Edi Rama – Kryeministri peng i të pandehurës së vetme në historinë e Bashkimit Europian që as nuk jep dorëheqje, as nuk lejon ta shkarkojnë.

Për fat të mirë, vendimi i djeshëm është vetëm një akt i përkohshëm, që i jep pak kohë Edi Ramës për të mbrojtur aferat e tij korruptive dhe për të fshirë lotët e krokodilit përpara Belindës.

Vendimi nuk shuan përgjegjësi, nuk mbyll çështje, nuk i rikthen 50 milion eurot e grabitura, dhe nuk garanton mbrojtje afatgjatë. As për Edi Ramën, as për Belinda Ballukun. Aktet madhore korruptive nuk neutralizohen me manovra procedurale dhe as me vendime të përkohshme të marra nën presion të pashembullt ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Fundi i kësaj historie nuk ka për të qenë triumfi i pandëshkueshmërisë dhe korrupsionit. Ka për të qenë triumfi i të vërtetës, drejtësisë dhe interesit publik. Sepse koha mund të blihet, por llogaridhënia jo!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Protestë kombëtare më 22 dhjetor!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka shpallur thirrjen për protestë kombëtare më 22 dhjetor, duke …