Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se opozita do të ndërpresë çdo lloj diskutimi dhe negociate me mazhorancën për Avokatin e Popullit, si dhe për çdo funksion apo post tjetër institucional.
Berisha e cilësoi shumicën qeverisëse si “parti e krimit”, duke theksuar se bashkëpunimi me të është i pamundur në kushtet e një sistemi që, sipas tij, ka shkatërruar standardet demokratike dhe ka kapur institucionet e pavarura.
Berisha: Së fundmi, lidhur me aktin e Edi Ramës, vendimin e tij të fundit për të futur në dorë edhe një segment pushteti që kishte ngelur i ndarë përgjysmë, siç ishte Avokati i Popullit.
Me këtë akt, ai mori në mënyrë absolute të gjitha pushtetet, që në fakt i kishte, por avokati ishte diçka e ndërmjetme, ajo zonja përpiqej t’u përmbahej objektivave apo misionit të saj.
E mori me rrëmbim, me pasion. E gëzoftë.
Por këtu dy gjëra do them.
Firmosja e Endrit Shabanit pa asnjë diskutim ka qenë një gabim i padiskutueshëm i çdo njërit që ka firmosur, ky ka qenë një akt i nxituar dhe një gabim i çdo njërit që ka firmosur.
Edhe njëherë, dje kërkova ndjesë dhe përsëri kërkoj ndjesë përsëri për këto firma dhe këtë akt të nxituar të deputetëve të PD.
Nuk mund ta bënin atë. Jo.
Këto firma u dhanë në një periudhë kur u vendos një koalicion opozitar në mbështetje të kandidatit të bashkisë për Tiranën.
Por nga ana tjetër theksoj këtu se firmat janë tërhequr me firmë.
Pra, të gjitha firmat nga firmëtarët janë tërhequr me firmë, jo me deklaratë publike.
Dhe në mënyrë absolute në çdo parim dhe çdo ligj, ai nuk është kandidat i opozitës.
Firmat janë tërhequr me firmë.
Edhe gjer në momentin e fundit, propozuesi ka të drejtë të tërheqë propozimin.
Kështu që pretendimi se ishin firmat ato që e zgjodhën, është i padrejtë.
Ishte vendimi i Edi Ramës për të mos respektuar asnjë princip, asnjë rregull.
Endri Shabani është emëruar pa asnjë firmë nga asnjë deputet, përveç dy që janë të një partie tjetër.
Pra nuk ka pasur kurrë asnjë firmë nga PD në momentin që është votuar.
Çdo koment tjetër është absolutisht pa asnjë bazë juridike dhe është thjesht një mbështetje e verbër për veprimin antiligjor, antikushtetues të Edi Ramës në parlament.
Po marr këtu vetëm anën teknike.
Kandidatura e Endrit Shabanit është propozuar pa asnjë propozim nga PD, pasi çdo propozim i bërë me firmë, është tërhequr po me firmë.
Dhe, vendimi, asnjë deputet i PD nuk ka votuar për Endrit Shabanin.
Jo, gjer në momentin e votimit, propozimi mund të tërhiqet dhe ai ishte tërhqur ditë më parë.
Kështu që askush nuk mund të përligjë, të mashtrojë, të bëjë tellallin e Edi Ramës se e bëri meqë e kishte firmosur opozita.
Jo, opozita kishte tërhequr firmat.
E bëri sepse donte ta merrte me çdo kusht institucioni.
Konkluzioni ynë është se çdo përpjekje për të dhënë qoftë kontributin minimal në funksionimin e këtyre institucioneve është i kotë, pa vlerë, qesharak.
Dhe me këtë, unë mendoj dhe insistoj, PD me këtë rast ndërpret çdo lloj negociate, çdo lloj diskutimi, debati për çdo lloj personi me palën dhunuese.
Merr fund kjo.
Nuk mundet kurrë më.
Ai e faktoi.
Sigurisht që u angazhuam në proces.
Sigurisht që kishim kandidaturat tona.
Dhe ata që thonë se nuk u fol për Adriana Kalanë dhe Besim Ndregjonin, nuk kam folur kurrë për kandidatë më shumë se për ata dy kandidatura.
Edhe atë ditë në parlament dhe shumë herë të tjera.
Dhe ne nuk kishim vetëm këto dy kandidatura, kishim edhe kandidatura të tjera shumë të mira.
Ne nuk shkuam o ky o nuk ka.
Ndaj dhe cili ishte mesazhi që dha?
Mesazhi që dha ishte se të gjitha pushtetet janë në duart e tij.
Ne do i përgjigjemi atij.
Rikthehemi prapë.
Ndërpresim çdo lloj debati, diskutimi për çdo lloj personi dhe çdo lloj funksioni ose posti me partinë e krimit.
Hap që bëhet i domosdoshëm nga ajo që panë shqiptarët.
Akte antikushtetuese, antiligjore për të marrë edhe atë gjysmë pushteti që kishin pa marrë, sepse zonja Ballanca nuk ka qenë anëtare e PD kurrë.
Kështu që ne ndaj atij akti i përgjigjemi me ndërprerjen e të gjitha komunikimeve për persona apo debate për persona të caktuar, funksione të caktuara.
Nuk ka gjë më absurde që mund të mendohet se mund të vazhdohet.
Opozita para anëtarëve dhe mbështetësve të vet, njeh gabimin që bëri.
Por nuk e zgjodhi opozita.
Opozita me firmë tërhoqi firmat.
Dhe që deklaratë politike po të ishte e grupit, është tërheqje.
Ndaj dhe qëndrimi ynë do të jetë edhe njëherë gjithçka tek protesta.
Pra, nuk ka shans kurrë që të shkojmë më tej ne dhe të mashtrojë Edi Rama siç mashtroi.
Jo, e gëzoftë Endrit Shahanin, ta mbajë.
I gëzoftë gjykatësit që bllokojnë vendimet e gjykatave kur pariten apo urdhërohen nga Edi Rama.
Ky narkoshtet u ka shpallur luftë shqiptarëve, Kushtetutës, qytetarëve.
Ne do qëndrojmë në anën e tyre.
Gazeta RD