Kryetari i PD, Sali Berisha, në mbledhjen e kryesisë u shpreh lidhur me zhvillimet të 10 ditëve të fundit duke i cilësuar ato të paprecedenta dhe dëshmojnë një tentativë të qeverisë për të mbrojtur individë të përfshirë në skandale korrupsioni.
Berisha theksoi se, veprimi i Ramës, duke kundërshtuar pezullimin e Ballukut, është ndër më të pashembullt që ka parë Shqipëria, duke u larguar nga standardet e një vendi që aspiron integrimin europian.
Berisha: Zhvillimet e 10 ditëve të fundit janë zhvillime të paprecedentë në shumë e shumë vite.
Por plotësisht të pritshme.
Për herë të parë në 32 vite, kreu i qeverisë kalon në sulm të hapur kundër ndëshkimit të korrupsionit.
Në rastin në të cilin ai vetë ka ndarë paratë.
Akti i tillë është ndër më të pashembullt, nuk them se është më i pashembullti në botë, se bota ka autokratë dhe Edi Rama nuk është i vetmi, por në një vend që aspiron, se i lirë nuk është Shqipëria, por që aspiron integrimin europian, kjo nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhë kurrë.
Në qoftë se lexoni arsyetimin e shumicës dje, është identik, fjalë për fjalë, mishëron në një deklaratat e kryeavokatit Edi Rama, sepse ata vendosin pezullimin e pezullimit.
Sepse ata marrin përsipër anulimin e procesit ligjor të animimit në shkallët e tjera të procesit gjyqësor.
Sepse ata morën të mirëqenë pretendimin e Edi Ramës se qeveria paralizohet nga pezullimi i Lubisë.
Nuk ka absurditet më absolut se sa ky.
Qeveria nuk pezullohet as me një zëvendëskryeministër, as me tre, as me pesë ministra.
Këshilli i Ministrave vendos me shumicë.
Dhe këto pretendime të Edi Ramës janë pretendimet e një njeriu që është kapur duke vjedhur dhe do të mbrojë paratë e tij.
Pra, shuhet çdo shpresë se nëpërmjet pushtetit gjyqësor mund të luftohet realisht korrupsioni.
Se cila është situata sot me situatën në vitin 2011, unë iu rikujtoj ju dhe çdo shqiptari, në vitin 2011, një zëvendëskryeministër, i cili po të largonte ministrat nga qeveria, e rrëzonte qeverinë, jo që nuk mendoi në asnjë rast pasi u akuzua me një video të manipuluar 28 herë se ai kishte marrë ryshfet 760 mijë euro, çka ishte absolutisht gënjeshtër, sepse shkresa thoshte se sipërmarrësi, për shkak të moszbatimit të vendimit të Gjykatës së Apelit, unë kam humbur 760 mijë euro.
Dhe Edi Rama dhe Filip Çakulli i paraqitën këto si 760 mijë euro të marra nga Ilir Meta.
Por Ilir Meta, për standardet e asaj qeveria, pa kërkuar fare prokuroria heqjen e mandatit, ka ardhur dhe ka paraqitur dorëheqjen.
Unë nuk shkoj në prokurori si zëvendëskryeministër, ai që do më hetojë mua, do më ketë mua qytetar si gjithë të tjerët.
Të njëjtin akt ka bërë Fatmir Mediu. Ka dhënë dorëheqje si ministër, ka dorëzuar imunitetin.
Në të gjithë periudhën 32-vjeçare, njeriu i vetëm që ka bllokuar hetimet për drogë dhe korrupsion, është Edi Rama.
Kërkoi antimafia italiane për Saimir Tahirin heqjen e imunitetin dhe arrestimin, nuk lejoi asnjërën.
Tani është një me Belinda Ballukun.
Është një me Belinda Balluku dhe triumfoi në çdo gjë që diktoi gjatë këtyre tre javëve.
Gjë më absurde nuk mund të kishte.
Të pretendohet se pezullimi i Ballukut shkel Kushtetutën apo paralizon qeverinë, problemi është se pezullimi i Ballukut çelte portën e ferrit për Edi Ramën, se ai ka vjedhur më shumë se Balluku në atë aferë.
Se ai, në të gjitha dosjet, është shumë më rëndë se Balluku.
Gazeta RD