Berisha: Protestë kombëtare më 22 dhjetor!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka shpallur thirrjen për protestë kombëtare më 22 dhjetor, duke paralajmëruar se opozita do të intensifikojë protestat pa ndërprerje deri në krijimin e një qeverie teknike që, sipas tij, do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në mbledhjen e kryesisë, Berisha deklaroi se vendi ndodhet në një regjim autoritar, ku vota e qytetarëve është asgjësuar, institucionet janë kapur dhe zgjedhjet janë shndërruar në farsë elektorale.

Berisha: Por ne kemi një problem themelor për të zgjidhur.

Kemi një problem për të cilin duhet të jemi shumë të sinqertë dhe të hapur.

Ekzistencës ose mosekzistencës sonë.

Pse kështu?

Në një farsë elektorale, më e shëmtuara në histori, në një diktaturë autoritare, e cila arrestoi në vit elektoral drejtuesit e partive kryesore opozitare.

Në një regjim që përdori të gjitha potencialet e shtetit, vetëm gjoba dhe kamata 2 miliardë euro, që u intereson 200 mijë familjeve, nga të cilat 84 mijë biznese aktive.

Dhe në këto kushte, shqiptarët përsëri votuan 500 e sa mijë për opozitën.

Votuan PD-në si parti të parë.

PD është para një alternative, do vazhdojë të mbetet opozitë e farsave elektorale apo do përcaktojë qëllim të saj rrëzimin e këtij armiku të egër të votës së shqiptarëve, rikthimin e tyre, qeverinë teknike dhe marrjen e vlerësimit të qytetarëve të lirë.

Në një vend ku parlamenti kontrollohet në çdo sekondë, çdo minutë dhe çdo qelizë nga narkodiktatori.

Në një vend ku parlamenti me qëllim shndërrohet në institucionin më të diskredituar të vendit. Sepse është i vetmi institucion pluralist deri tani, ndaj dhe duhet të damkoset në mënyrën më të fuqishme në çdo gjë.

Në një vend ku mediat janë shndërruar në altoparlantë të pushtetit kundër opozitës dhe mbulimit të krimeve të pushtetit dhe damkosjes së opozitës.

Në një vend ku lobingjet zëvndësojnë standardet. Zëvendësojnë kriteret.

Paratë e taksapaguesve përdoren për deklarata të blera.

Çfarë do bëjmë ne?

Çdo njëri nga ju duhet t’i shndërrojë këtë pyetje vetes.

Pra, çfarë do bëjmë ne?

A do bëjmë ne përpjekjet për të rikthyer votën, për të larguar këtë qeveri nga pushteti, e cila me votë absolutisht nuk largohet? Ka një mburojë të tmerrshme lobingu ndërkombëtar që paguan dhjetëra milionë…

Prestigjiozja britanike dje shkruante se është i zemëruar, lexo lobingun e Edi Ramës.

Nuk thoshte një fjalë se skandali përfshinte direkt atë.

Ka bërë dhjetëra artikuj ‘Economist’ për drogën dhe narkoshtetin e tij, në atë artikull asnjë fjalë, as për drogën, as për narkoshtetin.

Po, e falënderoj, përmendte zgjedhjet. Për zgjedhje kishte një gjysëm rreshti.

Çfarë është ajo? Është lobing.

Marta Kos vjen dhe deklaron këtu se zgjedhjet ishin të lira.

Falënderoj shumë Komisionin që reagoi, falenderoje dhe përfaqësuesin e BE këtu që reagoi.

Por nuk ka spontanitet aty. Ato janë deklarata të paguara. Por, të gjitha këto, çfarë kërkojnë nga ne?

Kërkojnë ne që të mos filozofojmë, por të përqendrojmë të gjitha forcat tona për të larguar nga pushteti këtë pushtet krimi, përndryshe zgjedhjet e tjera do i kishte 63 përqind minimumi. Ose sa të dojë.

Ndaj dhe duhet të fillojmë protestat.

Duhet t’i besojmë protestës.

Duhet të organizojmë protestat, duhet t’i fillojmë sa më parë.

I kemi filluar ato që janë te kryeministria.

Por me datën 22, duhet të thërrasim protestë kombëtare.

Ata shqiptarë që vijnë, ata janë të bekuar.

Ata që nuk do vijnë, do vijnë më vonë.

Por ne kurrë nuk do bëhemi pengesë, përkundrazi nxitës të protestave gjer ditën e fundit që të krijohet qeveria teknike në këtë vend për zgjedhjet e lira.

Agjendë tjetër nuk ka dhe nuk mund të ketë PD.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ne kemi vetëm një rrugë dhe ajo është rruga e protestave! Të gjitha rrugët e tjera janë rrugë zjarrfikësish

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi në mbledhjen e kryesisë se opozita ka vetëm një …