Berisha: Rama po përpiqet të gjejë strehim politik, do japë llogari edhe nëse shkon prapa diellit!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka intensifikuar thirrjet për mobilizim kombëtar në prag të protestës së 22 dhjetorit, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion familjar, grabitje të pasurisë publike dhe përpjekje për të gjetur strehim politik jashtë vendit.

Në fjalën e tij para mbështetësve tek kryeministria, Berisha u shpreh se, Rama po përpiqet të gjejë strehim politik, do japë llogari edhe nëse shkon prapa diellit!

Berisha: Kështu që, i them frikacakut, që merr zvarrë Adriatik Lapajn, protestues paqësor, civil, nuk ke parë gjë akoma.

Absolutisht nuk ke parë gjë akoma.

Sepse në qoftë se ti i ke marrë shqiptarët për frikacakë, ke gabuar rëndë.

Boll vodhe, mor ç’të të thuash ty.

Miqtë e mi, këto kohë keni dëgjuar vetëm për Lubinë, po a e dini ç’është kopshti privat i tij, ajo Mirlinda e famshme?

Mirlinda e famshme është një lubi në vetvete, me një dallim nga Lubia, se Lubia jo të gjitha i ka vjedhur me Ramën, kurse ajo të gjithë agjencinë e saj e ka kopshtin privat të Edi Ramës.

Aty janë dosjet.

Baxhanaku i tij ka vjedhur qindra milionë me tendera.

Aty janë dosjet që Linda, jo Mirlinda, por ajo tjetra, Linda e tij, diktonte tenderat.

Linda Rama diktonte tenderat se kush fiton.

Aty janë dosjet në të cilat biznesmenët janë grabitur në mes të Tiranës dhe kanë marrë dherat.

Aty janë dosjet, ku ish-zëvendësdrejtori i saj u rrëmbye dhe u mbajt në bodrumet e Suel Çelës dhe mezi doli gjallë.

Të gjitha për të fshehur krimet e familjes Rama, krimet dhe vjedhjet e Edi Ramës.

Nuk shpëton dot.

Kam vënë re se këto kohët e fundit ke bërë udhëtime në Gjirin Persik, në botën arabe.

Disa thonë se ke lobuar për pozicionin tënd të tmerrshëm që ke kohët e fundit në vendet e tjera.

Të tjerë thonë se je përpjekur për të gjetur ndonjë strehim politik.

Po të them se edhe mbrapa diellit po shkove, llogari do japësh për këto që ke bërë.

Ndaj miqtë e mi, këto ditë, nga e hëna gjer të hënën tjetër, të bëjmë çdo gjë.

Të mbledhim dhe takojmë çdo guximtar.

Edhe njëherë, koha është e guximtarëve, e burrave dhe grave që guxojnë, që vendosin të sakrifikojnë.

Dhe u garantoj ju se fitorja jonë është e pashmangshme.

Fitore, fitore, fitore!

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

About Redaksia

Check Also

Eksodi nuk ndalet, kryesisht i të rinjve!

Migracioni vazhdon të jetë një nga shtyllat kryesore që formëson ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Sipas …