Arrestimet te AKSHI, masë pezullimi nga detyra për zv.drejtorin e Policisë së Tiranës

SPAK ka nisur sot një aksion në kuadër të hetimeve për abuzimet me tenderat te AKSHI.

Mësohet se GJKKO ka dhënë masë pezullimi nga detyra për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili.

Për drejtoreshën e AKSHI-, Mirlinda Kërçanaj GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat “arrest me burg”.

Raportohet se GJKKO ka dhënë masa sigurie edhe për zyrtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) në AKSHI dhe për disa anëtarë të shqyrtimit të Ankesave.

About Redaksia

Check Also

Protestuesit qëllojnë me vezë makinën e zëvendëses së Ramës/ Nis dhuna e regjimit

Një situatë e tensionuar është regjistruar mesditën e së martës para Parlamentit. Automjeti i zëvendëskryeministres …