Berisha: Rama përdor fustanin e Lubisë si mburojë! Populli do të thotë fjalën me 22 Dhjetor

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut. Berisha shkruan se, Rama do të përdorë si mburojë fustanin e Lubisë! Populli do të thotë fjalën e tij me 22 Dhjetor!

Reagimi i Berishës

Rama do të përdorë si mburojë fustanin e Lubisë!

Në reagim të kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunutetit dhe arrestimin e Lubisë, Rama nëpër rrjeshta shpall se ai do mbrojë Lubinë me çdo çmim sepse mbron veten e tij. 50 milionë euro i kanë ndarë bashkë.

Reagimi i tij në X mund të mblidhet me dy fjalë: “Jetën e japim Lubinë nuk e japim.”

Imagjinoni kur t’i komunikojnë akuzën vetë atij?

Qytetarë është ora juaj! Populli do të thotë fjalën e tij me 22 Dhjetor!

About Redaksia

Check Also

Arrestimet politike nuk na frikësojnë! Rinia do të ngrihet më 20 shkurt, ashtu si para 35 vitesh, për lirinë dhe kundër hajdutërisë!

DEKLARATË PËR MEDIA, NËNKRYETARI I FRPD, JURGEN SPAHO Nëse Edi Rama mendon se do të …