Lubonja: Goditje për drejtësinë nëse rrëzohet kërkesa për heqjen e imunitetit të Ballukut!

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, gjatë një interviste në News24, duke u shprehur se përmasat e korrupsionit janë bërë të tilla që, sipas tij, nuk mund të fshihen më.

Lubonja tha se veprimi i SPAK mund të shihet si i pritshëm, por ngriti pikëpyetje mbi arsyet që qëndrojnë pas këtij vendimi, duke përmendur si mundësi profesionalizmin e prokurorëve, presione ndërkombëtare apo zhvillime të brendshme politike.

Sipas Lubonjës, përgjegjësia politike nuk duhet të kufizohet vetëm te ministrja, por shkon më gjerë, duke nënkuptuar edhe përgjegjësi në nivelet më të larta të qeverisë. Ai shtoi se mbetet për t’u parë se si do të veprojë Kuvendi, nëse do të lejojë vijimin e procesit apo do të kufizohet në debat procedural.

Lubonja: Ashtu siç jemi ne ndërdyshës, mund të thonim pritej si diçka logjike që të vepronin. Por nga ana tjetër të mësuar se drejtësia trajtohet nga Rama si një fëmijë i vogël, mendohet se bëri presionin e vet. Pyetja guximi ku qëndron? Guximi i SPAK vjen nga profesionializmi, thjesht kaq? Kemi ca amerikanë prapa? Kemi ndonjë luftë të brendshme në PS? Apo dhe vetë Rama do ta lehtësojë?

Ky është marrë me procedurat, a futesh në burg apo jo. Nuk na ka thënë asnjë lloj për dosjen, janë 50 mln euro që nuk dijet ku kanë shkuar, ke ndonjë gjë për të thënë? Jo vetëm duhet të kërkosh dorëheqjen e Ballukut, por ndoshta duhet të japësh dhe vetë dorëheqjen. Mos bën ky një shou, e ka lëshuar tashmë Ballukun, me një marrëveshje, por bën shou për ti thënë se nuk e ke nga unë, duhet të ikësh se janë këta drejtësia.

Do pritet ça do bëjë Kuvendi, për të vërtetuar dhe më shumë, a bën teatër Rama apo janë ca të forta prapa që duan të veprohet. Do doja të ishte kurajo e prokurorëve për të shpëtuar këtë vend. Kam dyshim që është kështu. Janë ca amerikanë prapa se kanë informacione.

About Redaksia

Check Also

Pse Kushner u largua nga Beogradi?/ I la Alabarin e “Ramës”

Në Serbi vazhdojnë pafundësisht polemikat rreth ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, pasi kompania e Jared Kushner (dhëndërr i Presidentit …