Si u arratis Agasi/ Koordinatori i krimit të Ramës bashkëjetonte me kreun e SHISH?

Ergys Agasi nuk ka mundur që të arestohet pas urdhërit të SPAK. Kordinatori i krimit të Ramës është larguar disa javë më parë pasi ishte informuar se do të arrestohej. Po kush e ka njoftuar Agasin. Rama, Dumani apo Drejtoresha e SHISH. Berisha e konsideroi sot Vlora Hysenin si konfidenten e Agasit. Ajo nuk mohoi dhe nuk përgënjështroi një lajm të tillë. Mund të jetë një rast unikal në botë ku kreu i SHISH është konfidentja e kordinatorit të krimit të kreut të qeverisë. Lidhja e Hysenit me Agasin shkon pëtej, dhe besohet se ajo ka qenë bashkëjetuesja e Agasit.

Reagimi i Berishës

Sepse Ergys Agasi ka tre javë që ka ikur nga Shqipëria i njoftuar ose nga Vlora Hyseni, ose nga Edi Rama, ose nga Altin Dumani.

Një nga këta të tre.

Nuk e di cili, nuk mund të vë dorën në zjarr.

Po këta kanë qenë njerëzit më konfidentë të tij.

Ergys Agasi që koordinonte të gjithë bashkëpunimin e Suel Çelës, Elvis Doçit, Xhevdet Troplinit dhe bandave të tjera, pra histori si kjo, nuk do të gjeni as në romane, as në filma.

U garantoj.

Është larguar, thashë, koka tjetër e mafies, të kopshtit privat të Edi Rramës, Ermal Beqiri.

Edhe ai.

Nuk e di a janë bërë kontrolle në Surrel apo jo.

Asnjë lajm.

About Krye Redaktor

Check Also

Gysi i kthehet ne ferr/ Urdhëroi arrestimin e qytetarit se i kujtoi verën 33 mijë euro

Një situatë e tensionuar është shënuar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me banorët e …