Screenshot

Video e filmuar/ Ku u torturua biznesmeni i marrë peng nga koordinatori i krimit të Ramës dhe policia

Biznesmeni i marrë peng nga koordinatori i Ramës për krimin, Ergys Agasi është dërguar për tu torturuar tek krimineli i Elbasanit Suel Çela, ndërsa sot është marrë në mbrotje në Gjermani. Pengmarrja është filmuar në video.

Denoncimi i Berishës

Ky person është strumbullar kryesor në të gjitha vjedhjet që janë bërë në AKSHI dhe një seri institucionesh të tjera.

Ky është Gerond Meçe.

Çfarë i ndodhi këtij?

Këtë e morën peng.

U prishën pazaret pasi ky deklaroi nën regjistrim ambiental se Armand Frangu dhe Linda Rama diktonin të gjithë tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Gerond Meçe, pas pengut, është arratisur, më thonë në Gjermani, ku ka rrëfyer të gjithë historitë mafioze të AKSHI-t apo agjencisë së familjes Rama, të cilat nuk kanë të përshkruar.

Për Gerondin organizoi marrjen peng njeriu më i afërt i familjes Rama, Ergys Agasi bashkë me një drejtor të policisë së Tiranës.

E çuan për “kompetencë” tek Suel Çela, e çuan për kompetencë atje.

Ky kishte arritur të filmojë pengmarrjen e tij, u arratis menjëherë dhe ka marrë azil, ose është në mbrojtje, thuhet në Gjermani, pasi ka paraqitur videon e pengmarrjes nga koordinatori i mafies, Ergys Agasi, këshilltari kryesor i kryeministrit Rama për mafien.

 

 

 

About Krye Redaktor

Check Also

Pse Kushner u largua nga Beogradi?/ I la Alabarin e “Ramës”

Në Serbi vazhdojnë pafundësisht polemikat rreth ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, pasi kompania e Jared Kushner (dhëndërr i Presidentit …