Pengmarrja nga familja ‘Rama’/ Prokuroria gjermane solli të dhënat për biznesmenin

Nuk kanë qenë autoritet shqiptare ato që kanë konfirmuar pengmarrjen e biznesmenit Gerond Meçe nga familja “Rama” që kontrollon tenderat e AKSH. Të dhënat për këtë pengmarrje kanë ardhur nga Gjermania, vend në të cilin, biznesmeni ka kërkuar strehim politik dhe është marë nën mbrojtjen e autoriteteve të këtij vendi.

Sipas hetimeve të SPAK rezulton se biznesmeni Gerond Meçe është marrë peng nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri në bashkëpunim me zyrtarë të Policisë së Shtetit duke e detyruar që të dorëhiqet nga tenderat në lidhje me AKSHI.

Pas disa orësh shantazh ai është detyruar që të heqë dorë edhe nga ankimimet në lidhje me tenderat, që më vonë i janë dhënë biznesmenit Ermal Beqiri.

“Ajo është dosja më e pashembullt në historinë e një shteti.

A mund të imagjinoni ju, një agjenci kombëtare që varet direkt nga Këshilli i Ministrave? AKSHI është agjenci e Këshillit të Ministrave, ku në një hark kohor 6-mujor të merren peng një biznesmen dhe një ish-zyrtar.

Të merret peng ish-ortaku i baxhanakut, i kunatit të Linda Ramës, të Linda Ramës, dhe asnjë prej nesh të mos dijë asnjë fjalë se është marrë peng.

Të mos ketë asnjë njoftim. Asnjë njohuri.

Marrë peng në bashkëpunim me policinë, dërguan në bodrumet e kriminelit Suel Çela, torturuar gjer për vdekje, urdhëruar që brenda orësh të tërheqë të gjithë ankesat për tenderat e Spakut, dhe lëshuar në një pyll, gjysmë i gjallë dhe gjysmë i vdekur, dhe përfundon në Gjermani ku rrëfen të gjithë të vërtetën e AKSHI-t, krenarisë së Edi Ramës.

Fatmirësisht, prokuroria gjermane i sjell të dhënat, se ajo ishte ngjarje nga më tronditëset.

Prisni, tre muaj pas këtij, po këtë nuk e mori vesh, kaq sekret… po pse kaq secret”, u shpreh Berisha.

About Krye Redaktor

Check Also

Ku shkojnë miliardat e BE?/ Orban flet, Von der Leyen braktis sallën, Trump e përshëndet

Nga Maria Castellani Në Strasburg, Viktor Orbán po shkakton një “tërmet politik evropian”. Dje, Ursula …