Berisha: Prekja e deputetëve është një akt kriminal, i turpshëm dhe i pashembullt!

Deputetët e opozitës kanë rënë pre e dhunës së Gardës së Republikës në seancën e kësaj të enjteje në Parlament.

Kryetari i PD, Sali Berisha paralajmëron gardën se po kryejnë akt kriminal, të turpshëm dhe të pashembullt duke prekur deputetët. Berisha tha se garda po vepron me urdhrat e hajdutëve.

“Prekja e deputetëve është një akt kriminal, i turpshëm, i pashembullt.

Jeni ju që mbroni hajdutët.

Do të përballeni me proceset më të rënda.

Ju që prekni deputetët do përballeni me proceset më të rënda.

Larg, larg!

Mos prekni deputetët se do përballeni me pasoja shumë të rënda.

Po mbroni hajdutë, po mbroni kriminelë.

Mos prekni deputetët.

Mos zbatoni urdhrat e hajdutëve!

Po mbroni hajdutët.

Pirro, po ti, Zogu i Belindës.

Ja pra, ik edhe ti.

Ike.

Gati e ke, i ke dy, jo një!

Dorëzoni Agasin, dorëzoni pengmarrësin.

Shkoni dhe gjeni Agasin, mos u merrni me deputetët.

Shkoni dhe sillni Agasin këtu, pengmarrësin, terroristin, mos u merrni me deputetë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ish-kreu i Dhomës amerikane të Tregtisë/ Çfarë tjetër duhet të ndodhë në Shqipëri?

Enio Jaço Kreu i sherbimit sekret shkarkohet dhe vihet nen arrest. Per lidhje me krimin …