Faqja ne facebook “Disidentët” ka denoncuar shpenzimet marramendëse të Partisë Socialiste gjatë një darke të shtruar në Vlorë,
Sipas kësaj faqje darka ka kushtuar rreth 30 milionë lekë dhe atë e kanë paguar 3-4 drejtorë të drejtorive të Vlorës.
Në tekstin denoncues shtrohet pyetja, “këta drejtorët ku i gjetën lekët?”.
Postimi në faqen e “Disidentët”:
Gati 30 milionë lekë darkë!
Kaq i kushtoi Partisë Socialiste të Vlorës darka e shtruar në Radhimë.
S’ka asgjë të keqe të mblidhesh, të argëtohesh, të hash e pish me kolektivin.
Të gjitha institucionet e bëjnë!
E di ku është problemi?
Tek pagesa…
Darkën e paguan 3 4 drejtor të drejtorive të Vlorës. Tani me logjikë të thjeshtë:
Këta drejtorët ku i gjetën lekët?
A u hap rrugë këtyre drejtorëve të abuzojnë? Të vjedhin shtetin? Të vjedhin qytetarët?
Se drejtorët nuk do marrin lekët e kursimeve të fëmijëve për të paguar darkën e patronazhistëve?
Çfarë përparësie u jep këtyre drejtorëve në moment që u kërkon për një darkë, rrogën e gjithë vitit?
Dhe sa palaço duhet të jesh, të reklamosh e hapesh bythësh duke treguar se si e ke shtruar tryezën plotë me prodhime deti, e ushqim cilësor kur pjesa më e madhe e qytetit vuan për bukë?
Kur çdo ditë shikojmë të sëmurë që lutem për 2 lekë të paguajnë ilaçet?
Kur çdo ditë shikojmë familje që përgjërohen për 2 lekë se u janë prerë dritat?
Do thoni ju, këto janë halle të ndara…
Patjetër! Ama s’ka hipokrizi më të madhe që drejtorët e kryetarët që na shfaqin mirëqenie të niveleve të larta, paguar me lekët e këtij populli të dhunuar…e vetë populli ha bar.
Gazeta RD