“Vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme”/ Analisti: Rama rrezikon sanksionet nga SHBA

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla, ka paralajmëruar sanksione ndaj Edi Ramës dhe qeverisë së tij, nëse ai hyn në konflikt me SPAK.

Prokuroria ka kërkuar heqjen e imunitetit të Ballukut dhe ka zëra se Rama mund të tentojë tani të sfidojë SPAK, duke shkuar dhe te ndryshimet ligjore. Kulla tha në “Të Pashoq’ se nëse kjo ndodh, do të ketë sanksione.

Do të përballet, me të gjitha sanksionet që do t’i vijnë pikërisht për shkak të kësaj punës të cilën ai është i detyruar të bëjë, pra asaj të hapjes së të gjithë kapitujve dhe të pasi një gjë është e qartë që në një pikë të gjithë ndërkombëtarët, përtej Atlantikut, këtej Atlantikut, të gjithë organizmat të cilat Shqipëria merr pjesë ose ka aderuar ose mbështetet, ëh çështja e drejtësisë është çështja kryesore dhe nëse do të kemi një përplasje politike të drejtpërdrejtë mes mazhorancës edhe sistemit të drejtësisë, unë jam i bindur që do të fillojë një histori sanksionesh politike ndaj qeverisë. Dhe nuk mendoj që kjo është një gjë në avantazhin e kryeministrit apo të qeverisë”, tha ai.

I ftuar në emisionin “Të Pashoq”, analisti dhe eksperti i sigurisë Ilir Kulla bëri deklarata të forta, duke përshkruar një situatë kritike dhe të rrezikshme për stabilitetin politik të vendit.

Sipas tij, kërkesa e SPAK për arrestimin e zëvendëskryeministres dhe vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese kanë hapur një konflikt të ri të hapur mes Qeverisë dhe Prokurorisë, konflikt që po shndërrohet në betejë pushtetesh.

Kulla u shpreh se përplasja Qeveri–SPAK do të ketë fitues, por paralajmëroi se rruga drejt këtij fundi mund të sjellë pasoja të rënda politike dhe ndërkombëtare.

Ai theksoi se kryeministri Edi Rama ka gabuar me konceptin e qeverisë jo politike dhe se, në kushtet aktuale, duhet një reformim i thellë i kabinetit, deri në 90%, për të shmangur përshkallëzimin e krizës.

Në studio, Kulla hodhi një paralajmërim të fortë: nëse kryeministri vendos të përshkallëzojë luftën me SPAK-un, Shqipëria rrezikon sanksione nga partnerët ndërkombëtarë.

Analisti deklaroi se Ramën mund ta shpëtojnë vetëm dy skenarë ekstremë: zgjedhje të parakohshme ose një pakt politik me opozitën, madje deri te ideja për të prekur ekzistencën e SPAK-ut, çka do të sillte tronditje të forta institucionale.

Duke folur për SPAK-un, ai theksoi se pritshmëritë janë shumë të larta, por paralajmëroi se përplasjet e vazhdueshme me qeverinë dhe shkeljet e mundshme të të drejtave të njeriut mund të çojnë drejt kolapsit të besimit publik.

 

 

About Krye Redaktor

Check Also

Pse Kushner u largua nga Beogradi?/ I la Alabarin e “Ramës”

Në Serbi vazhdojnë pafundësisht polemikat rreth ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, pasi kompania e Jared Kushner (dhëndërr i Presidentit …