Berisha: Rama duhet të japë urgjentisht dorëheqjen! Lubia thjesht shërbëtore, urdhrat e tij janë në dosje

Kryetari i PD, Sali Berisha në konferencën me gazetarët e akuzoi Ramën se pas vjedhjeve të numrit 2 të qeverisë është vetë Rama. Se në dosjen e SPAK janë të faktuara urdhrat e Ramës. Berisha tha se, Edi Rama duhet të japë urgjentisht dorëheqjen.

“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë. Urgjentisht dorëheqjen. Lubia ka qenë thjesht një shërbëtore e tij. Ka vjedhur, nuk po them që nuk ka vjedhur, por urdhrat e tij janë në dosje.

I patë vetë. Qindra milionë secila nga mediat e qeverisë. A ka krim më të shëmtuar se të paguash mediat për të mashtruar qytetarët e sulmuar opozitën.

Kam besim të palëkundur se qytetartë do të flasin e PD e opozita do të udhëheqë me vendosmërinë më të madhe”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pse Kushner u largua nga Beogradi?/ I la Alabarin e “Ramës”

Në Serbi vazhdojnë pafundësisht polemikat rreth ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, pasi kompania e Jared Kushner (dhëndërr i Presidentit …