Çahet mazhoranca/ Deputeti i PS mbështet publikisht protestën kundër Ballukut

Deputeti socialist Erion Braçe ka shprehur mbështetjen e tij për protestën kundër Ballukut duke iu adresuar Adriatik Lapajt, që prej ditësh po bën grevë para kryeministrisë.

Duke e quajtuar një “kartolinë miqësore” videon e publikuar, Braçe shpreh respekt për qëndrueshmërinë e Lapajt dhe kolegëve të tij. Në video shfaqet Lapaj duke u qethur, për të treguar në njëfarë mënyre përkushtimin e tij ndaj protestës.

Ndonëse shumë e kanë marrë këtë postim si tallje apo satirë e Braçes, postimi nuk ka nota të tilla.

Lapaj dhe aktivistët vijojnë prej ditësh tubimin te kryministria, ku kërkohet dorëheqjen e Edi Ramës pas skandaleve që përfshinë qeverinë. Ata kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen pavarësisht tensioneve dhe përplasjeve me policinë.

Postimi i Braçes:

 

About Krye Redaktor

Check Also

Asnjë zyrtar amerikan nuk takon Ramën në SHBA/ Si u injorua ftesa e lobuesve të tij për Trump

New York, 25 shtator 2026  Gala vjetore e Albanian American Relations Council (AARC) u zhvillua …