Dy çuna tezesh drejtojnë Ministrinë e Mbrojtjes, njëri ministër tjetri zv/minister!

Çuditë nuk kanë të ndaluar në Shqipërinë tonë.

Emërimi i sotëm me firmën e Edi Ramës ka rikthyer në qendër të debatit publik akuzat për nepotizëm në nivelet më të larta të qeverisjes, duke rrëzuar propagandën e vetëm pak ditëve më parë, ku Rama tha se do të ngrinte një komision etike për të shmangur pikërisht këto ndodhi.

Por sot Rama e ka bërë nepotizmin me firmën e vet.

Bëhet fjalë për emërimin e Andrea Shllakut si zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes, me urdhër të Kryeministrit, gjatë ditës së sotme.

Image

Andrea Shllaku është emëruar zëvendës i ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu. Megjithatë, ky vendim ka ngritur pikëpyetje serioze, pasi sipas informacioneve të publikuara në disa media dhe verifikimeve të thjeshta publike, Pirro Vengu dhe Andrea Shllaku rezultojnë të jenë kushërinj të afërt, çuna tezesh.

Ky fakt ka nxitur akuza se nepotizmi nuk mbetet më vetëm në nivele të ulëta të administratës, por shkon drejtpërdrejt në ‘kokën’ e pushtetit, duke u institucionalizuar përmes vendimeve zyrtare të qeverisë.

Sipas të dhënave mediatike, kjo nuk është hera e parë që Pirro Vengu bashkëpunon ngushtë me Andrea Shllakun. Më herët, gjatë kohës kur Vengu mbante postin e drejtorit të Portit të Durrësit, Shllaku është emëruar drejtor operacional, duke ndjekur të njëjtin zinxhir besimi dhe varësie institucionale.

Tashmë, me emërimin në Ministrinë e Mbrojtjes, Vengu ka marrë si zëvendës të tij një familjar të afërt, duke i besuar atij vendimmarrje të rëndësishme në një nga dikasteret më sensitive të shtetit.

Image

 

About Redaksia

Check Also

Pse Kushner u largua nga Beogradi?/ I la Alabarin e “Ramës”

Në Serbi vazhdojnë pafundësisht polemikat rreth ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, pasi kompania e Jared Kushner (dhëndërr i Presidentit …