CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Kërkohet arrestimi i Ballukut, 3 prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kuvend! Rama mbledh qeverinë…

Kanë mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë 3 prokurorët e Posaçëm të cilët do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Pjesë në mbledhje do të jenë prokurorët Dorina Bejko, Dritan Prençi dhe Klodian Braho, ky i fundit i zgjedhur në krye të SPAK.

Ndërkohë, zv/kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur pak minuta më parë në Kryeministri. Balluku është parë e shoqëruar nga truproja e saj, teksa ka dalë nga makina duke folur në telefon dhe më pas është futur brenda institucionit qeveritar.

Rama ka mbledhur qeverinë me urgjencë. Nuk dihet se çfarë do të diskutohet në këtë mbledhje, ndërkohë që mbeten vetëm spekulimet.

Mbledhja e Këshillit pritet të nisë në orën 10:30.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Në mënyrë antikushtetuese, opozitës nuk i lejojnë Komisionet Hetimore Parlamentare!

Kreu i PD, Sali Berisha theksoi se, opozitës po i mohohet pjesëmarrja në Komisionet Hetimore …