Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit është mbledhur që prej orës 10:30 me dyer të mbyllura për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për autorizim për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku
Socialistët thonë se provat duhet të shqyrtohen brenda në mbledhje dhe se USB-ja nuk duhet t’iu jepet anëtarëve që të aksesojnë materialet vetë.
Por, prokurorët e SPAK thonë se, materiali i USB-së mund të aksesohet nga anëtarët e Këshillit të Mandateve dhe mund t’i kenë provat secili prej anëtarëve.
Ndërkohë avokati i Ballukut ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes ndërsa ja deklaruar se i duhet kohë për mbrojtjen.
Opozita ka kërkuar të marrë USB me vete e t’a shqyrtojë por PS kërkon të mos dalë nga mbledhja dokumentacioni.
Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla u ka thënë demokratëve për provat që ndodhen në USD: “Shihni këtu dhe mos i merrni me vetë”.
Qëndrimi i Ballës është krejt tjetër nga ajo që ka deklaruar SPAK, duke demaskuar teorinë e maxhorancës se kemi të bëjmë me sekret hetimor dhe provat mbahen të fshehura pasi ka kërkuar SPAK.
Gazeta RD