Zgjidhja e vetme kundër kësaj qeverie është qytetari shqiptar me revoltën dhe zemërimin e tij

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD, Sali Berisha theksoi se qeveria aktuale ka mbyllur çdo rrugë ligjore dhe kushtetuese përballë qytetarëve, duke e lënë reagimin popullor si të vetmen zgjidhje.

Berisha u shpreh se, sipas tij, institucionet e drejtësisë janë asgjësuar nga korrupsioni dhe se qytetari shqiptar ka sot jo vetëm të drejtën morale, por edhe ligjore e kushtetuese, të ngrihet me revoltë dhe zemërim për të larguar nga pushteti këtë bandë pa legjitimitet, e cila, përmes mekanizmave si AKSHI, ka shërbyer edhe për manipulimin dhe grabitjen e votës.

“Rama rrugën ligjore e mbylli. E mbylli sepse në këtë vend, si fjalë e fundit është Gjykata Kushtetuese të cilën ai, po të përdor një term figurativ, e ekzekutoi të parën dhe e asgjësoi me korrupsion të paimgjinueshëm.

Kështu që zgjidhja e vetme ligjore dhe kushtetuese është qytetari shqiptar me revoltën dhe zemërimin e tij. Ai tani ka të drejtë në ligj, kushtetutë e moral, të marrë çdo hap, të përdorë çdo mjet për largimin e kësaj bande nga pushteti, pasi kjo bandë është faktuar se nuk ka asnjë legjitimitet.

Dua të ju them qytetarëve, siç dëgjuan për AKSHI-n, kopshtin privat të Edi Ramës, që është një dosje edhe më e zezë se sa tuneli i Llogarasë dhe dosjet që janë paraqitur gjer sot për Lubi Ballukun, por ndër të tjera, tek AKSHI është një ndër mekanizmat kriminal më kryesorë të grabitjes së votës.

Aty është gatuar dhe fermentuar i tërë procesi i manipulimit dhe plaçkitjes së votave të shqiptarëve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Në mënyrë antikushtetuese, opozitës nuk i lejojnë Komisionet Hetimore Parlamentare!

Kreu i PD, Sali Berisha theksoi se, opozitës po i mohohet pjesëmarrja në Komisionet Hetimore …