Bylykbashi: Rama në panik, bllokon provat për heqjen e imunitetit të Ballukut!

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi denoncon veprimet e qeverisë për të penguar hetimin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Sipas tij, Rama ka bllokuar dhënien e provave dhe zvarritur procesin e heqjes së imunitetit, duke cenuar dinamiken e hetimeve të SPAK dhe transparencën parlamentare.

Bylykbashi theksoi se SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit për të mundësuar arrestimin e Ballukut, për shkak të presionit që ajo mund të ushtronte mbi dëshmitarët dhe rrezikut për prishjen e provave.

PD mbështeti plotësisht këtë kërkesë dhe kërkoi një seancë të hapur për mediat, duke i lejuar diskutimin e provave vetëm me dyer të mbyllura.

“Socialistët, me urdhër të Ramës, refuzuan transparencën dhe tentuan të zvarrisin procesin, duke propozuar një mbledhje të Këshillit pas një muaji, ndërkohë që SPAK rekomandoi 3–5 ditë kohë për njohje me provat”, nënvizoi Bylykbashi.

Ai paralajmëroi se PD do të bëjë çmos që imuniteti i Ballukut të hiqet pa vonesë dhe ftoi qytetarët të bashkohen më 22 dhjetor në shesh kundër organizatës kriminale që qeveris shqiptarët.

About Redaksia

Check Also

Ish-kreu i Dhomës amerikane të Tregtisë/ Çfarë tjetër duhet të ndodhë në Shqipëri?

Enio Jaço Kreu i sherbimit sekret shkarkohet dhe vihet nen arrest. Per lidhje me krimin …