Berisha: Beteja jonë vazhdon në parlament, rreth tij, jashtë tij dhe kudo!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp tha se, beteja jonë vazhdon në parlament, rreth tij, jashtë tij dhe kudo”, tha Berisha në selinë e PD.

Berisha: Parlamenti do shndërrohet në tempullin e lirisë të shqiptarëve, siç është në Kushtetutë.

Beteja jonë vazhdon në parlament, rreth tij, jashtë tij dhe kudo.

Thashë, kurrë ndonjëherë nuk jemi gjetur kaq rrugështruar dhe punëmbaruar, po të themi këtu, si kësaj here, për të nisur betejën tonë.

Në parlament, ajo që patë ju, erdhi pasi u mbyll çdo hapësirë ndaj deputetëve të opozitës.

Mbrapa çfarë ndodhi?

Edi Rama, pasi mori pushtetin gjyqësor me Gjykatën Kushtetuese, mori parlamentin.

Bllokoi heqjen e imunitetit, duke shkelmuar me të dy këmbët rregulloren e parlamentit, e cila në mënyrë laksative detyron kryetarin e parlamentit, që sapo të marrë kërkesën për heqjen e imunitetit apo arrest të deputetit apo ministrit, t’ia dërgojë këtë kërkesë komisionit të imunitetit të mandateve.

Dhe komisioni shqyrton kërkesën dhe është i detyruar, sipas rregullores, brenda dy javëve, të paraqesë raportin në seancën e parë si pikë të parë të rendit të ditës.

Edi Rama, në mënyrë që nuk ka ndodhur kurrë, i tmerruar, pezulloi punimet e këshillit të mandateve, pezulloi papritmas punimet, nuk caktoi datë tjetër për t’u mbledhur këshilli, dhe deklaroi se ajo çështje kalon kur të dojë ai, pas vendimit të gjykatës që i dha licencën për të vjedhur Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, i dha licencën për të kërcënuar dëshmitarët, për të falsifikuar dhe manipuluar dokumentet.

Prandaj thashë, janë bërë të gjitha.

Jemi tani, më të kthjellët se kurrë…

About Redaksia

Check Also

Imuniteti i Ballukut/ Berisha: Rama po bën çdo gjë për të mos e kaluar në parlament!

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi përpjekjet e Edi Ramës për të mbrojtur Belinda Ballukun, …