Berisha: Edi Rama, hidhi sytë në bulevard! Nga sonte ti do njihesh në botë si kapobandë, jo më si kryeministër!

Kryetari i PD, Sali Berisha, duke iu drejtuar mijëra shqiptarëve në protestën para Kryeministrisë u shpreh se, Shqipëria është në momentin e tij më kritik.

Ai u shpreh se, pasi vodhi zgjedhjet, Edi Rama ka vendosur që të bëhet milimiliarder duke vjedhur paratë e shqiptarëve.

Berisha I bëri thrrje Edi Ramës, hidhi sytë këtij bulevardi, nga sonte ti kurrë nuk do njihesh më në Shqipëri as në botë si kryeministër, por si kapobandë, si kapobandë, si kapobandë.

Të dashur qytetarë dhe qytetare të Tiranës, demokrate e demokratë, shqiptare e shqiptarë kudo që jeni sonte, në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Të nderuar deputetë, të nderuar aleatë të PD.

Përshëndetjet më miqësore, nderimin më të madh ju burrave dhe grave, djemve dhe vajzave që u ngritët sonte si uragan i shpresës, i besimit, i shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Të dashur miq, u flas sot në një nga momentet më kritike të kombit, jo vetëm në 35 vitet e fundit, por ndoshta gjatë gjithë historisë së tij mijëravjeçare.

Në 10 vitet e fundit të këtij regjimi, shqiptarët janë pakësuar më shumë se nga çdo epidemi, nga çdo pushtim, nga çdo zi buke dhe çdo gjë tjetër.

Shqiptarët, në 10 vite të këtij regjimi, kanë shkuar mbrapa 100 vite për lindshmërinë e tyre.

Sot ata kanë humbur mbi gjysmën e rinisë së tyre.

Kanë humbur të ardhmen dhe çdo vit bëhen gjithnjë e më pak në këtë dhe të bekuar.

Ne mblidhemi në një moment kritik, ndoshta si kurrë më parë, sepse Edi Rama, pasi i shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale, del se ka vendosur të bëhet multi-miliarder me paratë tuaja, me pasuritë tuaja publike.

Dhe jo vetëm kaq, por ai ka vendosur veten mbi ligjin, mbi Kushtetutën.

Ka vendosur veten mbi çdo pushtet, dhe na thotë nga Surreli, apo kjo ndërtesë e krimit, se unë u shumëzoj me zero.

Se unë jam mbi ligjin, mbi Kushtetutën.

Edi Rama, hidhi sytë këtij bulevardi, nga sonte ti kurrë nuk do njihesh më në Shqipëri as në botë si kryeministër, por si kapobandë, si kapobandë, si kapobandë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pjesëmarrja ishte historike! Opozita ka vetëm betejë! Afera më e padëgjuar ndonjëherë në histori i ka rrënjët në Surrel

PRONONCIMET E KRYETARIT TË PD-së SALI BERISHA ME GAZETARËT Gjatë ecjes së tij, kryetari i …