Kryeministri i majtë spanjoll, Pedro Sanchez, humbi thellë në zgjedhjet lokale të zhvilluara në Spanjë.
Sanchez humbi rajonin e Ekstremaduras, që kontrollohej vazhdimisht nga e majta.
Partia e tij, PSOE, mori vetëm 26 përqind të votave.
Ndërkohë e djathta siguroi mbi 43 përqind të votave.
Zgjedhjet lokale janë një tregues se çfarë e pret Sanchez në zgjedhjet e përgjithshme.
Kryeministri spanjoll është i zhytur në afera korruptive.
Hetimet për korrupsion janë fokusuar edhe tek bashkëshortja e tij, Begona Gomez.
Kujtojmë se kur Sanchez pati deklaruar se mund të japë dorëheqjen për shkak të skandalit të gruas, në krah i doli publikisht edhe Edi Rama.
Ai e këshilloi që të mos japë dorëheqjen dhe të mos dorëzohet.
Humbja e Sanchez në zgjedhje është një tregues se korrupsioni ndëshkohet me votë në vendet demokratike ku mbahen zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Gazeta RD