“Nuk është thirrje, është alarm”! PD fton qytetarët në protestë

Deputetja e PD, Albana Vokshi, ka zhvilluar takime me qytetarët e Tiranës, duke i ftuar për pjesëmarrje masive në protestën e paralajmëruar më 22 dhjetor, ora 18:00, përpara Kryeministrisë.

Në mesazhin dhe pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Vokshi thekson se situata aktuale në vend ka kaluar kufijtë e tolerancës qytetare, duke e cilësuar protestën jo si një thirrje politike, por si një alarm shoqëror.

“Kjo nuk është thirrje. Është alarm.
Kur padrejtësia bëhet normë, protesta bëhet domosdoshmëri.
Të gjithë në këmbë. Pa përjashtim”, shkruan Vokshi.

About Redaksia

Check Also

Vijon revolta kundër Ramës, masa kilometrike e protestuesve pushton Unazën e Tiranës

Lëvizja qytetare në kryeqytet po tregon një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, duke u shtrirë tashmë në …