Aldi HAMZARAJ
Pas muajsh heshtjeje, purgatori e limboje politike, 22 dhjetori shënoi ditën kur Demokratët u
zgjuan nga gjumi.
Dr. Sali Berisha – i fyer, i poshtëruar, i shtypur, i tradhtuar – më në fund tha JO MË, dhe iu
drejtua Demokratëve për një protestë kombëtare. Jo për foltore me nga 100 vetë. Jo për
mbledhje kryesie pa kuptim. Por për veprim.
Në një shtet ku nuk ka zgjedhje të lira, ku qytetarët mbijetojnë falë emigrantëve, ku pensionistët
vdesin për bukë, një qeveri nuk mund të rrëzohet me fletë votimi. Edi Rama nuk hiqet nga
pushteti me zgjedhje – por me protesta, greva dhe revoltë qytetare, ashtu siç u rrëzua sistemi i
baballarëve të tij politikë në 1991.
Demokratët nuk janë thjesht njerëz. Nuk janë as frymë.
Ata janë forcë.
Forca që rrëzoi Komunizmin në 1991.
Forca që përballoi plaçkitjen e po atyre komunistëve pas 1997.
Forca që mposhti Socialistët në 2005.
Forca që çrrënjosi dhjetëra infiltrime dhe përçarje të qëllimshme në etapa të ndryshme, deri më
2022.
Pas zgjedhjeve të 2021, Demokratët ishin në prag të shpërbërjes. Por nuk u shpërbënë. U
bashkuan. U mblodhën. Dhe iu kundërvunë kërmoqeverisë ramiste në stadiumin “Air Albania”,
më 11 dhjetor 2021. Kontestuan zgjedhjet e pjesshme në 2022 dhe fituan në Shkodër – pa
fonde, pa mbështetje, të braktisur. Në 2023, sërish pa fonde, fituan shtatë bashki, edhe pse
vulën, siglën dhe paratë i kishte Lulzim Basha.
Në 2025, të përçarë mes Agronërave, Bashërave, Aliberave e të tjerëve, punonjësit e qeverisë,
zonat gri dhe demokratët e dëshpëruar nuk kishin pse të besonin në fitore. Fundja, kur flitet për
më shumë struktura se anëtarë, si mund të fitojë zgjedhje një parti e tillë?
E megjithatë, Demokratë ka.
Mbi 500 mijë u panë vetëm në zgjedhje. Sa prej tyre ishin të frikësuar në maj – me të drejtë? Sa
do të bashkohen tani? A do të vazhdojnë ta mbajnë mbi shpinë qeverinë edhe vetë
mbështetësit e Ramës? Po socialistët e bindjes, si Ben Blushi, që nuk e mbështesin të majtën
nga servilizmi, por nga ideologjia?
Shumë gjëra po ndryshojnë.
Ditët e Ramës janë të numëruara.
22 dhjetori 2025 do të njihet si 14 Janari i ri – protesta e parë e atyre që do të rrëzojnë një
qeveri autokrate.
Gazeta RD